• |
ide | kryesore

Video/ Rekord i ri në moshën 37 vjeçare: i pari që arrin kuotën 100 në Liga e Premier

-Instant, Sport, Video



Një rekord i ri, sigurisht ai më i trishti në karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, duke qenë se u arrit pikërisht falë golit të dedikuar për djalin e tij që u nda nga jeta sapo lindi. Portugezi tregoi profesionalizimin e tij, duke u kthyer në fushë pas dhimbjes që përjetoi duke shënuar edhe golin e vetëm për Manchester United në humbjen 3-1 në Emirates përballë Arsenal.

CR7 bëhet kështu lojtari i parë në historinë e futbollit që ka shënuar shifrën e trefishtë të golave si në kampionatin më të rëndësishëm anglez ashtu dhe në atë spanjoll (311). Goli kundër Gunners i lejoi portugezit të arrinte shifrën 100 në Premier League dhe të kalonte kufirin prestigjioz, edhe në një ditë të trishtë në kujtim të djalit të tij që u nda nga jeta dhe në humbjen e radhës së Manchester United, që nuk po arrin dot të kthehet fuqia e dikurshme, pavarësisht golave të shumtë të portugezit.

https://www.youtube.com/watch?v=h192q0eCJz8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *