• |
ide | kryesore

Video/ Triumf pas 17 vjetësh: Betis rrëmben me penallti Kupën e Mbretit

-Instant, F1, Sport, Video



Betis Sevilla është fituesi surprizë i Kupës së Mbretit, për herë të tretë në historinë e tij. Të besuarit e Pellegrinit e ngrenë trofeun falë suksesit 6-5 me penallti, në finalen e luajtur ndaj Valencias, në një ndeshje shumë të ekuilibruar, që në kohën e rregullt përfundoi 1-1. Bardhejeshilët në fakt e zhbllokuan sfidën në minutën e 11 ‘me Iglesias, por u arritën pas gjysëm ore lojë nga Duro: më pas vendosi shorti i penalltive, ku Musah gaboi dhe Miranda shënoi 11 metërshin e fitores.

Trofeu i tretë në histori për Betis, që kaloi Valencian vetëm pas penalltive duke fituar trofeun, në një mbrëmje plot emocione. Në Estadio de la Caruja, lojtarët e Pellegrinit hapën ndeshjen në minutën e 11′ me goditjen me kokë të Iglesias, në krosimin e Bellerin. Favoritë të kësaj finale, formacioni i Bordalas Jimenez barazoi në minutën e 30’ me goditjen e Hugo Duros, i shërbyer nga Moriba. Betis nuk u rrëzua moralisht nga barazimi i pësuar, madje goditi dy shtylla, me Canales në minutën e 43 dhe Juanmi në minutën e 78, por në fund në fuqi mbeti 1-1, që zgjati edhe në kohët shtesë. Në llotarinë e penalltive, Musah goditi jashtë penalltinë e katërt të Valencias, ndërsa bardhejeshilët nuk gabuan asnjëherë dhe me goditjen e Juan Mirandës rrëmbyen suksesin final 6-5. Kupa e Mbretit, pra, ngrihet lart nga Betis, 17 vjet pas herës së fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *