• |
ide | kryesore

35 mijë tifozë dynden në Tiranë për finalen e Conference League: modifikohet ‘Air Albania’

-Instant, Sport



Vetëm 30 ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, ku duhet të zbarkojnë më shumë se 35 mijë tifozë sipas përllogaritjeve të UEFA-s. Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, ka saktësuar edhe ndryshimet e paralajmëruara më herët për RTSH nga drejtori i impiantit Kejdi Tomorri, të stadiumit ku do të luhet ndeshja: “Për finalen e 25 majit, stadiumi “Air Albania” pritet të ketë modifikime në disa sektorë dhe reduktim të tifozëve, me 1000 mijë spektatorë, nga 22.000 duke zbritur në 21.000, për shkak se në tribunën e miqve, është parashikuar vendosja e katër studiove të reja televizive që do të shërbejnë për transmetuesit zyrtarë të ndeshjes. Në pjesën e tribunës së medias, me 75 vende do të kemi një zgjerim, që do të shkojë deri në 300 vende”.

Verçani, në intervistën për Top Channel, ka folur edhe për mënyrën si do të ndahen tifozeritë e skuadrave finaliste që pritet të mbushin stadiumin “Air Albania” më 25 maj. “Në krahun verior, parashikohen tifozët e Feynoord ose të Marseille-s, të cilët do të kenë 4500 vende, ndërsa në krahun jugor parashikohen 4500 tifozët e ekipit tjetër finalist, Romës ose Leicester”.

Edhe pse ende nuk kanë dalë në shitje, interesi për të blerë bileta dhe për të qenë i pranishëm në stadium më 25 maj është i madh. Për shkak të kapacitetit prej rreth 21.000 mijë vendesh në total, që nuk lejon që të gjithë tifozët të kenë mundësi të shohin ndeshjen “live” në stadium, UEFA ka vendosur që të ketë dy pika grumbullimi tifozësh në kryeqytet, ku njëra do të jetë në pedonalen e kryeqytetit, ku do të jenë tifozët e Feynoord ose Marseilles, ndërsa pika tjetër e grumbullimit do të jetë te diga e liqenit, ku pritet të jenë tifozët e Romës ose Leicesterit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *