• |
ide | kryesore

Atentati në Pogradec, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka identifikuar dy autorët e plagosjes së djalit të pronarit të një hoteli në Pogradec pasditen e sotme. I riu raportohet se është qëlluar me armë gjatë një konflikti të çastit dhe ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit për mjekim, ku edhe ndodhet gjatë rrezikut për jetën. Ndërsa mësohet se ka marrë plumb në këmbë.

Autorë të dyshuar të plagosjes janë shtetasit Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *