• |
ide | kryesore

Barack dhe Michelle Obama ndërpresin marrëveshjen me Spotify

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-presidenti Barack Obama dhe kompania mediatike e ish-Zonjës së Parë Michelle Obama, Higher Ground, po i jep fund marrëveshjes ekskluzive të podcast-it me Spotify.

Sipas , ‘NyPost’, kompania thuhet se është në mes të negociatave me disa partnerë të mundshëm për të zëvendësuar Spotify kur marrëveshja të përfundojë në tetor 2022. Spotify refuzoi të bënte një ofertë të re për Obamat pasi thuhet se ata ndjekin marrëveshje me kompani duke përfshirë Amazon dhe iHeartMedia. Marrëveshja shumëvjeçare u nënshkrua fillimisht në vitin 2019.

‘Higher Ground’ ka prodhuar disa podkaste që atëherë, duke filluar me “The Michelle Obama Podcast”, i cili paraqet ish-zonjën e parë duke biseduar me miqtë dhe familjen mbi temën e marrëdhënieve. Spotify tha se ajo shfaqje ishte një nga pesë podkastet e saj më të njohura në 2020./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *