• |
ide | kryesore

Conte i thotë ‘po’ PSG: tekniku ka bërë listën e merkatos, është edhe Lukaku

-Instant, Sport



Në Francë dhe Angli nuk kanë dyshime: Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së, ku do të marrë vendin e Mauricio Pochettinos. Sipas ‘Le Parisien’, preferenca e trajnerit salentin për destinacionin është e madhe, edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me Tottenham. Tabloidi britanik ‘The Sun’ ka shkuar edhe më tej, duke hipotezuar një listë yjore blerjesh, për të rritur më tej kualitetin teknik të skuadrës. Në kërkesat e italianit është edhe i preferuari i tij Romelu Lukaku dhe Paul Pogba, një njohje e vjetër nga kohët e Juventusit.

Një tjetër emër në listë mund të jetë ai i Marcus Rashford, i identifikuar tashmë prej disa kohësh nga drejtuesit e PSG-së si zëvendësuesi natyror i Kylian Mbappé. Sulmuesi anglez, në skadencë në vitin 2023 me United, nuk duket i gatshëm të rinovojë dhe dëshiron të ndryshojë ambjentin pas një sezoni zhgënjyes. Në Paris, Conte do të gjente edhe Hakimin, anësorin perfekt për 3-5-2 të tij, siç u dëshmua në kohët e Interit. Me Neymar, Messi dhe ndoshta Lukakun, trajneri salentin duhet të zgjedhë një 3-4-3, duke qenë se duket shumë e ndërlikuar të heqësh dorë nga një mes O’Ney dhe Pleshtit në 11-shen titullare. Pogba do të kompletonte një mesfushë përrallore me Verrattin, ndërsa dualizmi mes Donnarummas dhe Navas do të zgjidhej përfundimisht, me shitjen e portierit kostarikan dhe shndërrimin në një titullar të padiskutueshëm të ish-portierit të Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *