• |
ide | kryesore

Del rezultati/ Shpallet fituesi për kreun e PD-së së Shkodrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Shkodër. 

Pas numërimit të fletëve të votimit, ndërmjet 6 kandidaturave, Kryetar i PD Shkodër u shpall, Gjenarin Kapcari me 47% të votave.

Më herët Mustafa Pashja u shpall futues i garës për Peqinin me 50.6% të votave. Kryetar i PD-së në Mirditë u shpall Albert Mëlyshi me 56% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD, Devoll u shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.

Në Dega 7 në Tiranë ndërmjet 4 kandidaturave fitoi Avni Tobli me 46% të votave. PD-në e Vaut të Dejës do ta drejtojë Benard Ndreca me 69% të votave. Gramshi shpalli kryetar ndërmjet 5 kandidaturave Kodhel Cala me 38.5% të votave. 

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD në Korçë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, Devis Osmani me 48% të votave. Kujtojmë që në Malësinë e Madhe procesi u anulua pasi njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit pas akuzave për parregullsi në proces. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Berisha po përpiqet të marrë kontrollin e plotë dhe ka një tufë delesh injorante që e ndjekin këtë ujk kudo që shkon. Mendoj se mendimi im për Berishën është bërë shumë i qartë:

    Për të mirën e Shqipërisë ai duhet të zvarritet përsëri nën shkëmbin nga ka ardhur dhe të mos dalë më kurrë! Jo në PD dhe jo në Shqipëri sepse Berisha është një kancer malinj i demokracisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *