• |
ide | kryesore

Dëshironi një biletë për finalen e Conference League në Tiranë? Ja procedurat që tifozët duhet të ndjekin

-Instant, F1, Sport



Një ngjarje si ajo e finales së 25 majit, për turneun më të ri të UEFA-s, Conference League, janë unike dhe të paimagjinueshme për tifozët, që do të dëshironin sigurisht të kishin një vend në Air Albania për të parë këtë finale, në të cilën do të prezantohen dy mes Leicester, Roma, Marseille e Feyenoord. Krahas biletave që do të shpërndahen për dy tifozeritë, në 21 000 vendet e disponueshme në stadiumin e modifikuar sipas kërkesave të UEFA-s, do të ketë vend edhe për tifozë të tjerë e natyrisht edhe për ata shqiptarë. Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, në Tiranë vijojnë përgatitjet intensive për organizimin sa më të mirë të këtij eventi nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Grupet e punës janë çdo ditë në terren duke përgatitur çdo detaj për mirëpritjen e kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë në mënyrë që organizimin i finales të jetë perfekt. Duke parë edhe interesimin e madh të tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit edhe një herë bën me dije se të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për finalen e UEFA Conference League mund të regjistrohen në linkun https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojnë një llogari personale.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale.

Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille. Nga këto dy çifte do të përzgjidhen edhe dy finalistet që do të luajnë në Tiranë më 25 maj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *