• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si nisi përplasja me armë që tronditi Pogradecin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



3 personat që shihni në foton më lart janë protagonistët e ngjarjes që tërhoqi vëmendjen drejt Pogradecit pasditen e kësaj të hëne.

22-vjeçari Johan Muçllarit, djali i biznesmenit Jetmir Muçllarit u qëllua me armë nga 2 të rinj të tjerë pas një sherri që ka ndodhur në rrethana endet paqarta.

Policia shpalli në kërkim Firdeus Berberin, 21 vjeç dhe Greis Maxhari, 23 vjeç. Për këtë të fundit thuhet se është plagosur me thikë, por deri më tani nuk ka asnjë raportim se ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Ndërsa 22-vjeçari Muçllari ka marrë një plumb në këmbë dhe është qëlluar me thikë në kokë, por plagët nuk janë serioze dhe thuhet se është jashtë rrezik për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë ku u nis pas ngjarjes.

Motivet janë ende të paqarta, por dyshimet janë se lidhen me një konflikt të vjetër që babai i 22-vjecarit ka me disa persona të tjerë në këtë qytet.

Jetmir Muçllari është pronari i hotel Voloreka që në gusht të vitit 2020 u qëllua me breshëri plumbash në kulmin e sezonit turistik. Më herët atij kanë tentuar t’i vrasin djalin dhe i kanë djegur një makinë.

Njëri prej të rinjve që është sot në kërkim është djali i një personi me të cilin Muçllari ka pasur konflikte në të kaluarën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *