• |
ide | kryesore

FOTO/ Të martën do shkulet statuja e miqësisë ruso – ukrainase në Kiev

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko tha se do të shkatërrohet një statujë e madhe prej bronzi që feston miqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë. Skulptura e dy punëtorëve qëndron pranë lumit Dnieper që nga viti 1982.

Të martën, ajo do të shkulet. Një skulpturë e dytë do të mbulohet dhe Harku i famshëm i Miqësisë do të riemërohet dhe do të rindizet nga ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

“Ky monument nuk është i rëndësishëm për ne apo historinë tonë. Ne nuk kemi qenë kombe vëllezër me Rusinë për 8 vitet e fundit. Nesër duhet të jetë një ditë e madhe për kombin tonë. Që nga 24 shkurti, Rusia na ka shkatërruar” – i tha BBC, Maria një qytetare ukrainase.

“Jam dakord me vendimin, nuk kam asnjë keqardhje nga ana ime. Miqësia jonë me Rusinë u shkatërrua në vitin 2014. Ne nuk kemi më nevojë për këtë skulpturë” – shton Sergei, një tjetër ukrainas. ©LAPSI.al



16 Comments

    1. Rusët sapo rivendosën bustin e Xherxhinskit dhe nuk kanë hequr akoma të Leninit, kriminelë të vërtetë të dy. Mqs ankohesh për Stepan Banderën.

  1. Sa qelbesira pro ruse ne kete forum.. Apo eshte vetem nje, qe qelb me llafe gjithe lapsin. Mos ta harrojme qe ne jemi me USA jo me qelbesirat ruse. Qepe, patate e vodka. Mjerim e diktature sjellin keta..

    1. U ngjallen biçim emocionesh të forta sapo shohin yllin e kuq pesëcepësh nëpër tanket ruse. Janë të njëjtët që bien fli për rilindjen dhe Naton çdo ditë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *