• |
ide | kryesore

Kur Wise kapi për fyti Terry…për një makinë: “Por kush k**in mendon se je”

-Instant, Sport



Të jesh kapiten i një skuadre do të thotë të kesh aftësi drejtuese brenda dhe jashtë fushës, me kapacitetin për të ndihmuar shokët e skuadrës në çdo situatë dhe për të bërë më të rinjtë të rriten, duke rrënjosur në to vlerat e vërteta që klubi përfaqëson. Një detyrë që me kalimin e viteve John Terry e ka bërë në mënyrë perfekte. Nëse flasim për Chelsea”, fytyra e parë që vjen ndërmend është ajo e ish-mbrojtësit, i graduar kapiten në vitin 2004 nga Josè Mourinho, një që nga karakteri kupton shumë. Megjithatë, edhe ai duhet të ketë mësuar nga dikush. E ai dikush quhet Dennis Wise, i cili kishte shiritin në krah kur Terry filloi të shfaqej në ekipin e parë.

Wise, i cili tani është tani administratori i vetëm i Comos, ishte kapiteni më i përfaqësuar i Chelsea për një kohë të gjatë, përpara se Terry t’i merrte vendin. Falë edhe disa mësimeve të jetës të marra nga kolegu, siç tha ish-mbrojtësi në podcast-in The Footballers Guide to Football. Terry iu kthye një historie nga viti 1999, viti i paraqitjes së tij të parë në Champions League. Një moment i rëndësishëm, aq sa anglezi vendosi t’i bënte një dhuratë vetes. Diçka që Wise nuk i pëlqeu fare. “Isha 19 vjeç dhe pata idenë idiote të blija një makinë me bonusin e pranisë sime në Champions League. Kështu që mbërrita në stërvitje me makinën time të re, Wise më takoi në korridor dhe më kapi nga gryka përpara të gjithëve: “Kush k**in mendon se je? Merre atë makinë dhe ktheje menjëherë te shitësi”. E nuk ishte një këshillë, por një urdhër.

Të cilin Terry, s’ka nevojë të thuhet, e ekzekutoi menjëherë. “Ai më detyroi të ktheja makinën time dhe më humbën ca para. Por ai më mori me vete duke kërkuar një shtëpi për mua, sepse më këshilloi të blija një dhe ishte një ide e mrekullueshme”. Duke kthyer sytë pas, ky është një nga momentet kyçe për të ardhmen futbollistike të Terry. “Më vinte turp në atë kohë, por është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Kështu që e falënderoj për të gjithë ndihmën që na dha, veçanërisht kur bëhej fjalë për drejtimin e të rinjve. Denis nuk mendonte vetëm për të lojtarët e ekipit të parë, por edhe tek djemtë më të vegjël”. Me pak fjalë, një kapiten shumë i mençur. Në fund të fundit, mbiemri i Wise… do të thotë pikërisht këtë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *