• |
ide | kryesore

Mamaja e Chris Rock flet për incidentin në Oscars: Na goditi të gjithëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Nëna e Chris Rock  ka folur për herë të parë për shuplakën e Will Smith në Oscars 2022.

“Kur Will goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve”, tha Rosalie për stacionin e lajmeve të Karolinës së Jugut WIS-TV .

“Por ai me të vërtetë më goditi me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua.”

77-vjeçarja nga Karolina e Jugut, pranoi se si shumë shikues në shtëpi, ajo fillimisht mendoi se shuplaka televizive ishte e inskenuar.

Ajo tregoi se kur Smith “filloi të ofendonte” Chris ajo e kuptoi se pjesa nuk ishte e rreme.Rose u pyet gjithashtu në intervistë se çfarë do të dëshironte t’i thoshte aktorit  sot nëse të dy do të kishin mundësi të bisedonin.

“Nuk e kam idenë se çfarë do t’i thoja përveçse: “Çfarë dreqin po mendoje? Sepse ju e goditit, por shumë gjëra mund të kishin ndodhur nga kjo, “shpjegoi ajo. “Chris mund  të rrëzohej, dhe vërtet mund të të kishin narrestuar. Pra, nuk mendove.”

Will sulmoi Rock në Oscars pasi ai bëri shaka rreth modelit të flokëve të gruas së tij,Jada Pinkett Smith e cila vuan nga alopecia.

Megjithës.e komediani nuk pranoi të ngrinte akuza kundër tij, aktori i “King Richard” që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe i është ndaluar të marrë pjesë në ngjarjet e saj, përfshirë Oscar, për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *