• |
ide | kryesore

“Nafta ruse është me gjak ukrainas”, Kievi reagon ashpër ndaj perëndimit: Boll me justifikime!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pavarësisht sanksioneve të tjera të shumta që Perëndimi ka ndërmarrë ndaj Rusisë pas agresionit të saj kundër Ukrainës, vende të ndryshme të Bashkimit Europian duket se po hezitojnë për të hequr dorë totalisht nga varësia prej gazit dhe naftës ruse. Sipas përllogaritjeve janë diku te 780 milionë euro në ditë që i shkojnë Rusisë prej Europës për blerje gazi e nafte.

Natyrisht që kjo është e papranueshme për Ukrainën, e cila e sheh vijimin e kësaj tregtie si një mbështetje indirekte për Putin që të vijojë luftën kundër Ukrainës. Reagimi më i ashpër ka ardhur sot prej ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

“Mjaft justifikime dhe gjysmë masa ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Në vijim të reagimit kreu i diplomacisë ukrainase iu ka bërë thirrje liderëve perëndimorë për të vendosur embargo të plotë kundër Rusisë duke mos blerë më prej tyre naftë. Sipas tij nafta ruse është plot me gjak ukrainas duke iu referuar kështu masakrave që ushtria e Putin ka kryer ndaj vendit të tij dhe po vijon ende të bëjë në lindje të vendit.

 “Nëse liderët dhe bizneset botërore janë seriozë për t’i dhënë fund krimeve të luftës ruse, ata së pari duhet ta privojnë Putinin nga të ardhurat nga nafta. Boll justifikime dhe gjysmë masa ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen. Nafta ruse është plot me gjak ukrainas. Mos e blini atë. BE-ja ka nevojë për një embargo të vërtetë ndaj naftës ruse. Përveç kësaj, Rusia në mënyrë të dëshpëruar përpiqet të anashkalojë kufizimet e vendosura tashmë”, shkruan Dmytro Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.

Deri më tani SHBA ka vendosur të ndalojë blerjen e naftës ruse. Ndërkohë Gjermania dhe Britania e Madhe kanë thënë se do të shkëpusin gradualisht deri në fund të vitit 2022 varësine ndaj naftës ruse. Mes vendeve të BE-së spikat Hungaria për refuzimin e vazhdueshëm për embargo ndaj Moskës. Ky shtet importon nga Rusia rreth 80 për qind të gazit dhe 65 për qind të naftës që i nevojitet dhe sipas Budapestit zyrtar embargoja do të shkatërronte ekonominë hungareze.

“Nuk mund ta detyrojmë popullin hungarez të paguajë çmimin e kësaj lufte. Kjo është arsyeja pse ne nuk miratojmë sanksionet për naftën ose gazin natyror kundër Rusisë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ndërkohë në Ballkanin Perëndimor shquan Serbia që nuk ka aplikuar sanksionet kundër Rusisë. Pavarësisht votës kundër Moskës në OKB, Beogradi vijon ta konsiderojë Putin një aleat të rëndësishëm.  Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të re dhe më dramatike, ku sheshbeteja kryesore e përballjes momentale është bërë Mariupoli. Vladimir Putin duket i vendosur të shkatërrojë gjithcka dhe të mos kursejë asnjë jetë civilësh vetëm për të marrë qytetin që konsiderohet një pikë e rëndësishme lidhëse me Krimenë e aneksuar 8 vite më parë. ©LAPSI.al

 

 



10 Comments

  1. Interesant eshte fakti se tubacionet qe furnizojne Europen kalojne neper territorin e Ukraines e per me teper
    Ukraina pranon te marre nga Rusia beneficet qe rrjedhin nga kalimi i tubacioneve afersisht 2 miliard dollare ne vit.

  2. Pse tani e mori vesh europen KY taravel.
    Edhe ne Bosnje edhe ne Kosove europa talli karet.Vetem amerika e morri zvarre europen.
    Per europen ore manall je I vdekur.
    Ju luftoni dhe ne bejme qejf dhe seks.

  3. Kur në gjithë botën firmosen peticione kundër presidentit Putin, Sali Berisha firmos në Tiranë peticione kundër presidentit Biden.

    Shpresa e tij, se paraqitja si një viktimë e SHBA, do ta mbrojë atë nga drejtësia dhe do t’i japë mbështetje popullore, e bën atë një identitet politik putinian, që mendon se jeton në Moskë dhe jo në Shqipëri.

  4. Berisha po përpiqet të marrë kontrollin e plotë dhe ka një tufë delesh injorante që e ndjekin këtë ujk kudo që shkon. Mendoj se mendimi im për Berishën është bërë shumë i qartë:

    Për të mirën e Shqipërisë ai duhet të zvarritet përsëri nën shkëmbin nga ka ardhur dhe të mos dalë më kurrë! Jo në PD dhe jo në Shqipëri sepse Berisha është një kancer malinj i demokracisë.

  5. Prej vitit 1994, ai e ka këtë problem me çdo ambasador të SHBA në Shqipëri, dhe ndaj të gjithëve ka nga një akt publik për t’i njollosur në emër të popullit shqiptar.

    Peticioni i sotëm i tij, është një akt qesharak, një lloj “foltoreje” online kundër presidentit të SHBA, për të cilin e di që do të paguajë edhe më shtrenjtë

  6. Lufta ka gjithnje dy pale. Ata qe hyne ne lufte duhet t’i japin fund asaj dhe te arrijne nje marreveshje. Po hyne 40 te tjere kemi lufte boterore dhe shkaterrimin e trete te Europes, se ciles po i kerkohet jo vetem armatim e mbajtjen e refugjateve nga zonat ku nuk eshte pjese e luftes, por paturpesisht edhe sakrificat e jetes se perditeshme te qytetareve te saj.

    Dhe kjo eshte e tepert.

  7. Rithemeluesit filluan anatemimin dhe sulmet e pandërprera kundër “Guvernatores” Yuri Kim, sjelljeve “jo diplomatike” “ndërhyrjeve të paprecedenta dhe brutale të saj”, të shoqëruara me trysni dhe “ndërhyrje në organet gjyqësore shqiptare” etj. Fyerjet dhe shpifjet ndaj autoriteteve amerikane tashmë jane kthyer në moto të denigrimit që po u bëhet qëndrimeve edhe reagimeve të institucioneve amerikane nga Berisha, të cilin shqiptaro- amerikani Geri Kokalari i quajti ditët e fundit “kancer malinje” i demokracisë në Shqipëri.

  8. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt. Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *