• |
ide | kryesore

Pranga dy ndërtuesve, zbulohen akuzat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ndërtues në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës janë arrestuar për ndërtim pa leje.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

-P. J., 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur. -S. S., 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *