Rihanna dhe A$AP Rocky janë parë së bashku për herë të parë që nga arrestimi i tij.
Cifti u fotografua nga paparacët në restorantin e famshëm Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni .Sipas një burimi, ata bashkë me familjen dhe miqtë e tyre po festonin një darkë, baby shower.
Dalja shënoi herën e parë që të dy u fotografuan së bashku që kur Rocky pagoi garancinë prej 550,000 dollarësh pasi u arrestua për sulm me armë , në lidhje me një incident të 6 nëntorit 2021.
Sipas policisë, një debat mes “dy të njohurve” u përshkallëzua dhe rezultoi që i dyshuari qëlloi me pistoletë në drejtim të viktimës.I dyshuari, i cili më vonë u identifikua si reperi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy burra të tjerë.TMZ gjithashtu raportoi se policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në shtëpinë e Rocky në Kaliforni,dhe u larguar me një kuti me prova të mundshme./Lapsi.al
