• |
ide | kryesore

Të shtëna në Lezhë/ Kërcënohet me armë drejtuesi i makinës

Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një situatë e vështirë ka ndodhur për shtetasin me inicialet S.D. nga Lezha. Gjatë kohës që ishte duke ecur me makinë, një grup personash e kanë kanosur duke qëlluar në ajër me armë.

Nuk dihet identiteti i tyre, por policia po punon paraprakisht.

Detaje nga policia: 

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *