• |
ide | kryesore

Twitter afër marrëveshjes për t’ju shitur Elon Musk

-Instant, Paparazzi, Slider



Twitter thuhet se po i afrohet një marrëveshjeje për t’i shitur veten Elon Musk, sipas The New York Times dhe mediave të tjera, 11 ditë pasi CEO i Tesla dhe SpaceX tronditi industrinë duke ofruar blerjen e kompanisë në një marrëveshje që e vlerësonte atë në më shumë se 41 miliardë dollarë.

Një marrëveshje mund të finalizohet sa më shpejt që të hënën, sipas Wall Street Journal. Twitter nuk pranoi të komentojë mbi raportet.
Raportet se një marrëveshje është e afërt vijnë pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte mbledhur 46.5 miliardë dollarë financim për të blerë kompaninë. Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk për të blerë të gjitha aksionet e kompanisë që ai nuk zotëron aktualisht për 54.20 dollarë për copë. Burimi tha se diskutimet rreth ofertës së Musk janë bërë serioze.

Marrëveshja e mundshme e shitjes mbyll një cikël lajmesh të stuhishme që filloi më pak se një muaj më parë, kur Musk zbuloi se kishte marrë më shumë se 9% të aksioneve në kompani dhe nxiti thirrjet për ndryshime në platformën e mediave sociale.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *