• |
ide | kryesore

Blinken: Putin nuk është serioz që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit
Kinë



Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar seriozitet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë, pavarësisht disa përpjekjeve ndërkombëtare.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë se presidenti Putin është serioz për negociata kuptimplota”, tha Blinken para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

Përderisa SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet ukrainase për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë, Blinken tha se “qëllimi ynë është që të sigurohemi se ata kanë në duart e tyre aftësinë që t’i kundërvihen agresionit rus, dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tavolinën e negociatave”.

Blinken iu përgjigj kështu pyetjeve të senatorit republikan, Rand Paul, i cili akuzoi presidentin amerikan, Joe Biden, se ka kontribuar në vendimin e Putinit për ta pushtuar Kievin, pasi sipas tij, ai ka folur për mundësinë që Ukraina të pranohet në NATO.

Por, Blinken tha se në bisedimet me Rusinë, para nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ishte e qartë se shqetësimet e Putinit lidhur me bashkimin e Ukrainës në këtë aleancë perëndimore, ishin pretekst për nisjen e luftës.

“Ne tentuam që të angazhoheshim me ta në këto situata me seriozitet”, tha Blinken.

“Është shumë e qartë – dhe sipas fjalëve të vetë presidentit Putin – kjo luftë kurrë nuk ishte për faktin se Ukraina potencialisht mund të bëhej pjesë e NATO-s, por ka të bëjë me besimin e tij se Ukraina nuk e meriton të jetë një vend sovran dhe i pavarur”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Në javët e fundit, trupat ruse janë tërhequr nga veriu i Ukrainës dhe kanë thënë se do të përqendrojnë operacionet e tyre ushtarake për të “çliruar” lindjen e Ukrainës.

REL



17 Comments

  1. US achievement : Syria Iraq Lybia Afghanistan Pakistan….

    In the name of Human Rights and Religious Freedom

  2. cilen diplomaci o karuc
    presidentin maduro nuk e njohe si legjitim
    pastaj shkove tui lepi koqet me dal kunder rusit

  3. Why doesn’t the US comment on violation of religious rights in 👉
    1. Pakistan
    2. Afghanistan
    3. Syria
    4. Yemen
    5. Indonesia
    6. Saudi Arabia
    7. Somalia ??

  4. Komentuesit po ruse e pro serbe po shtohen. Qelbesira po vjen era, Qepe Patate e Vodka, krize materiale identitare, politike dhe morale e ruseve. Ky shtet kolere qe kaq probleme ka sjelle prej mese njeqind vitesh duhet te fshihet nga harta.

  5. ky kurva tha qe ukraina esht vend sovran

    po solomon islands nuk eshte vend sovran qe po e kercenoni te mos bej pakt me kine
    qe kina te vendos baze ushtarake atje

    po ik o kurvicke shihu ne pasqyre

        1. Ti ke edhe parime? Ha ha ha . Ti je nje cope idioti e mish me dy sy. nuk ke as parime e as atdhe. Te pret psiqiatria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *