• |
ide | kryesore

Covid, ndryshojnë rregullat në stadiume: nga muaji maj hiqen green pass e maskat

-Instant, Sport



Pas dy vitesh pandemie dhe kufizimesh për shkak të Covid, hap pas hapi po kthehet normalitetit. Një situatë që duke nisur nga data 1 maj, në Itali, do të ketë një kthesë të rëndësishme edhe për botën e sportit. Këshilli i Ministrave, në fakt, do të zyrtarizojë rregullat e fundit dhe me stadiumet të rikthyer tashmë në kapacitetin maksimal, do të shfuqizohen edhe detyrimet e green pass dhe maskave për të hyrë në impiantet e hapura, për të kryer aktivitet fizik apo për tu futur në dhomat e zhveshjes. Një ndryshim rregullash i shumëpritur nga të gjithë sportdashësit.

Për momentin, megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Qeveria do të miratojë të njëjtën linjë për ngjarjet e planifikuara në impiantet e mbyllura dhe në salla sportive. Në këtë rast, në fakt, Ekzekutivi mund të vendosë të ruajë detyrimin e maskave për spektatorët, ashtu si edhe në kinema dhe teatro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *