• |
ide | kryesore

FOTO/ Rrëfimi i burrit me 9 gra: Kisha një kalendar për shtratin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Një burrë me 9 gra krijoi një “kalendar seksi” për t’u siguruar që ai të mos harrojë asnjë nga partneret e tij në dhomën e gjumit. Por, pavarësisht nga synimi i tij i mirë, duket se orari nuk ka shkuar plotësisht sipas planit. Arthur O Urso nga Brazili tha se seksi sipas kalendarit ishte i mërzitshëm.

“Jeta jonë seksuale është vërtet argëtuese dhe e këndshme dhe fillimisht u përpoqa të bëja seks sipas programit. Por ndjekja e një orari më shkaktonte shumë probleme dhe ndonjëherë më dukej sikur duhej të bëja seks për shkak të orarit, dhe jo për kënaqësi. Në disa raste kam bërë seks me një grua ndërsa mendoja për një tjetër” – tha ai.


Arthur u bë i famshëm vitin e kaluar pasi u martua me 9 gratë e tij në një ceremoni të përbashkët. Ai synonte të “festonte dashurinë e lirë” dhe të “protestonte kundër monogamisë”, por dasma u njoh nga autoritetet pasi poligamia është e paligjshme në Brazil.
Si çdo martesë edhe kjo ka pasur ulje-ngritje. Një prej grave tashmë ka vendosur të divorcohet nga grupi.

“Ajo donte të më kishte të gjithin për vete. Nuk kishte kuptim. Duhet ta ndajmë. Unë isha shumë i trishtuar për ndarjen dhe akoma më i befasuar nga justifikimi i saj. Ajo tha se i mungonte një lidhje monogame” – tha ai.

“Është shumë argëtuese, e këndshme dhe unike të përjetosh gjithçka kolektivisht, dhe të gjithë janë shumë të ndryshëm në shtrat. Njëra prej tyre, nuk do ta përmend emrin për të ruajtur privatësinë e saj, i pëlqen të jetë dominuese dhe më pëlqen një grua që më thotë çfarë do”.

Arthur këmbëngul se gratë e tij nuk e shqetësojnë se sa shpesh të tjerat bëjnë dashuri me të. Ai thotë se xhelozia shfaqet vetëm kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave.

“Kur i kam bërë njërës dhuratë të shtrenjtë dhe një tjetre më të vogël apo më të lirë, mes tyre ka pasur xhelozi. Ato të gjitha kërkojnë që vëmendja, dashuria dhe seksi të jenë pjesë e përditshmërisë sonë dhe unë nuk mund të bëj më shumë për njërën se tjetrën. Unë jam ende duke mësuar për marrëdhënien tonë” – tha ai. ©LAPSI.al

Arthur O Urso Arthur O Urso and his original wife Luana Kazaki Arthur O Urso A man with nine wives admits he's found his 'sex rota' tough and felt the  sex was 'scheduled' - jobogor Man marries 9 women at once to 'celebrate free love' and 'protest against  monogamy' - Busy Tape Brazilian Model 9 Wives Name, Arthur O Ursu Biography, Age, First Wife,  Profession, Photos, Instagram, Net Worth - The SportsGrail THE PRESIDENT on Twitter: "A Brazilian man named Arthur O Urso has  expressed his surprise after one of his nine wives filed for divorce,  adding that he was "very sad." Sarah Kabu # She Misses Monogamy": Brazilian Model Faces Divorce From 1 Of His 9 WivesYouth with nine wives wants to marry more two

2 Comments

  1. o lapsi ca jane keto lajmeordinere , ku kategorizohet? si kurioztet? apo lifestyle? apo seks?

    po ikni te merua se ai eshte per keto gjera, keni dhe kol sallaksin qe i bi me dore live, ja cpifet lexuesve me keto lajme , kuptohet jo atyre te fuges qe kenaqen tu i ra bythes me dore 😛

    na beni nje nder , keto lajme lejani mero gelbazes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu