• |
ide | kryesore

“Juve e Bayern ndoshta, ne nuk do t’i nënvleftësojmë”. Klopp i magjepsur nga Villareal: “I studiova e thashë ‘uau!'”

-Instant, F1, Sport



“Është e mundur që ata të jenë nënvlerësuar nga Juventusi dhe Bayern Mynih, por kjo nuk do të ndodhë me ne”. Në vigjilje të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj surprizës Villarreal, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, mban lart përqendrimin e Reds: “Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e kundërta do të ishte anormale. E pamundur për një gjysmëfinale të Champions League të jetë i thjeshtë – deklaroi gjermani në konferencën për shtyp – Kisha respekt që më parë për Emery dhe skuadrën e tij, por pasi i analizova me kujdes thashë: ‘Uau!'”.

“Mund të jenë nënvlerësuar nga Juventusi dhe Bayern Mynih, por kjo nuk do të ndodhë me ne – shtoi Klopp – Natyrisht që duan të arrijnë në finale, por për ne është e njëjta gjë. Do të ketë momente në të cilat ne do të vuajmë, e di, por dimë si t’i bëjmë edhe ata të vuajnë”, siguroi trajneri gjerman.

Më pas kanë ardhur edhe elozhet për kolegun spanjoll: “Emery është një trajner i fiksuar pas detajeve, skuadra e tij është në gjendje të reagojë ndaj çdo lloj rezultati, ai ka një plan nëse është në avantazh 1-0, apo nëse është prapa me rezultatin. Ai është një trajner i klasit botëror, i cili bën një punë të jashtëzakonshme”.

Në fund Klopp foli edhe për presionin e ushtruar ndaj tij dhe gjithë ekipit: “Që kur kam ardhur këtu, ka qenë gjithmonë kështu. Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, të gjithë janë kundër nesh sigurisht, por asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo ndeshje që luajmë është në qendër të vëmendjes, e kundërta nuk ka ndodhur kurrë – shpjegoi ai – Nesër do të na duhet një atmosferë si ajo kundër Barcelonës. Mezi pres të fillojë ndeshja, jam i sinqertë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *