• |
ide | kryesore

Kremlini: Britania po provokon Ukrainën për të sulmuar Rusinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po “provokon” Ukrainën që të nisë një sulm në Rusi. BBC shkruan se të dy agjencitë e lajmeve Interfax dhe RIA kanë cituar ministrinë e mbrojtjes duke thënë se Rusia do të jepte një përgjigje proporcionale nëse ka përpjekje të tilla.


Ai tha se ushtria ruse është e gatshme të kryejë sulme hakmarrëse kundër qendrave vendimmarrëse në Kiev duke përdorur armë me saktësi të lartë.


Më herët, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se ishte krejtësisht legjitime që forcat ukrainase të synonin linjat e furnizimit në territorin rus. Heappey pranoi se armët e ofruara Ukrainës nga komuniteti ndërkombëtar kishin rrezen për t’u përdorur në Rusi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.