• |
ide | kryesore

Lajm i keq për Shqipërinë/ Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të hapen negociatat me Bashkimin Europian. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.



3 Comments

  1. Keto jane lojna bojna per te shtyre ne pafundesi pranimin e Shqiperise e Maqedonise,
    Edhe kesaj here kete ” detyre” ia kane ngarkuar Bullgarise. Po perdorin metoda bajate
    Turp. Me mire thuajeni hapur, nuk ju
    pranojme per x, y gjera apo thjesht se nuk duam dhe fleme mendjen dhe ia fusim nje
    gjumi 500 vjecar nen Rilindjen si dikur nen otomanet dhe pastaj rilindemi prap dhe kur
    te hapim syte do te shikojme Shqiperine te mbushur me afro-aziatike.

    1. Nese ka shtet duhet te marrin masa te ndahemi nga maqedonia e veriut te bejne kerkese nje ore e me pare problemi i Maqedonise mund te zgjase pa fund pasi nuk terhiqet lehte para presionit Bullgar opsioni i dyte qe eshte edhe me i sigurt keta nuk duan te na futin ne BE dhe vazhdojne na mbajne varur kot deri sa BE te shperbehet Ne nuk duan te na futin pasi probleme do ju sjellim dhe asnje perfitim megjithate kush ka dashur te ike ne BE eshte larguar e ka gjetur mundesine pothuajse te gjithe vendet antare jane kunder zgjerimit vetem na mbajne Varur per te mos ju bashkur Rusise apo Kines ky eshte realiteti i hidhur qe BE po luan me ne.

      1. Zoti e do Shqiperine!
        Mbase eshte vullneti i tij qe nuk na le te antaresohemi ne bordellon europiane te quajtur BE.
        Kur ata nuk na duan, pse duhet tu bashkohemi me zor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *