• |
ide | kryesore

Mbrëmje e madhe në Champions: etja e Guardiolës, kundër ekspertëve Blancos

-Instant, F1, Sport



Në lojë është finalja e në fushë dy skuadra që nuk dorëzohen, në atë që është një objektiv fiks. Real Madrid i mësuar me triumfet në Champions e Manchester City i etur të bëjë të vetën Kupën me Veshë të mëdha. Të besuarve të Pep Guardiolës për të mbërritur në 4 më të mirët iu desh vetëm një gol, që nxorri jashtë Atletico Madrid, ndërsa spanjolët i dhanë fund shpresave të Chelseat për dy kurora evropiane të njëpasnjëshme, në mënyrë dramatike.

I pamposhtur në Etihad në Ligën e Kampionëve që nga humbja 2-1 ndaj Lyonit në shtator 2018, Man City ka gjetur golin 13 herë në pesë ndeshjet e tyre në shtëpi në këtë sezon dhe për më tepër në katër ndeshjet e fundit me Atleticon e Sporting Lisbonës nuk kanë pësuar asnjë gol. Mungesat në mbrojtje sigurisht që do ta rrezikojnë këtë rekord kundër Real Madrid, por Guardiola mund të bëhet trajneri i parë që eliminon Real Madridin tre herë nga Liga e Kampionëve me dëshirën e dëshpëruar për të sjellë trofeun në anën blu të Mançesterit. Ndërsa kartonët e verdhë të lojtarëve fshihen, City do të duhet të luajë pa Joao Cancelo në ndeshjen e parë, të skualifikuar, me teknikun që është në ankth nëse Kyle Ëalker do të rikuperojë në kohë nga një problem në kavilje: “mbrojtësi i djathtë është shumë më mirë” sipas trajnerit katalanas – dhe mbetet për t’u parë nëse John Stones do të rikthehet nga dëmtimi muskulor për të qenë në dispozicion. Bernardo Silva, Phil Foden dhe Riyad Mahrez do të rikthehen në 11-shen e parë këtë javë, por katër golat e Jesus e kanë vënë në dilemma të mëdha Guardiolën, për një fanellë titullari të brazilianit.

Në transfertën delikate, Real Madrid nuk ka shqetësime skualifikimesh, me Eder Militaon që është rikthyer pasi mungoi në humbjen në shtëpi ndaj Chelsea. Dëmtimet janë problemi i madh për Ancelottin, pasi David Alaba u largua me një problem në kofshë kundër Osasunas. Mbrojtësi ka punuar në palestër bashkë me Eden Hazard, Luka Jovic dhe Mariano Diaz, ndërsa as Casemiro nuk është kthyer në stërvitje me grupin. Lajmi i mirë është se Ferland Mendy ishte në gjendje të përfundonte një pjesë të séances së fundit stërvitore, ndërsa pas pushimitt në kampionat, Luka Modric e Toni Kroos do të marrin vendin e tyre si titullar, me Marcelon gati të zëvendësojë në krahun e majtë Mendy nëse është e nevojshme.

Formacioni i mundshën i Manchester City:
Ederson; Walker, Dias, Laporte, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Sterling

Formacioni i mundshën i Real Madrid:
Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Marcelo; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Junior



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *