• |
ide | kryesore

Një video e truprojës së Paris Hilton duke e ndjekur bëhet virale

-Instant, Paparazzi, Slider



Një video e truprojës së Paris Hilton duke e ndjekur pas teksa ajo kërcente në Coachella është bërë virale në TikTok.

Në klip, 41-vjeçarja duket se po e shijon në maksimum atmosferën duke kërcyer dhe duke e lënë veten të lirë, ndërsa truproja i saj dukej i rraskapitur teksa vraponte për ta ndjekur.

“Mënyra si truproja i Paris Hilton duhet ta ndjekë pas në vapën e shkretëtirës ndërsa ajo po largohet,” ka shkruar një fans.

As Hilton nuk i rezistoi momentit viral dhe e ripostoi videon në Story-n e saj në Instagram.

Disa fansa u mblodhën në seksionin e komenteve të videos në TikTok dhe Instagram për të bërë shaka me truprojën i cili dukej më shumë si një shoqërues i lodhur sesa një truprojë.

“Duken si një baba dhe fëmija i tij i vogël”, shkroi një person në Instagram.

“Dua të shoh vetëm pamjet e truprojave të famshme që tani. Shpresoj që ata të paguhen mjaftueshëm”, ka shkruar një tjetër.

Videoja ka mbledhur me mijëra pëlqime dhe komente.

@megcoss Cardi B’s bodyguard in the teacup vibes #parishilton #coachella #celebsatcoachella #parishiltonismymom ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *