• |
ide | kryesore

Plagosja e punëtorit në Durrës, arrestohet autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë të 43-vjeçarit Altin Sulku. Në pranga ka rënë Augert Zera 35 vjeç, të cilit i është sekuestruar edhe arma më të cilën ka plagosur fqinjin e tij.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen 8 të këtij qyteti, kur gjatë një konflikti të çastit për zhurmën e krijuar në pallat si pasojë e punimeve, 35-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimi i autorit të plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *