• |
ide | kryesore

Plagosja në Pogradec/ Përplasjet mes baballarëve që u trashëguan nga fëmijët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku pas një sherri mes 3 të rinjve, njëri prej tyre u plagos me thikë në kokë dhe me një plumb pistolete në këmbë.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Joan Muçllari që sipas policisë u qëllua nga Firedus Berberi dhe Greis Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim.

Historia e konfliktit mes familjes Muçllari dhe asaj Berberi nis që 2 vjet më parë kur babai i Firdeusit, Ilir Berberi u akuzua si personi që kishte qëlluar me armë ndaj hotel “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit.

Berberi u arrestua nga forcat RENEA i fshehur në pyllin e Vërdovës, por më pas akuzat u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo e armëmbajtjes pa leje. Edhe djali i tij, Firdeus Berberi nuk është një emër krejt i panjohur për policinë.

2 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ që përcakton se ne kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet e njerëzve dhe hapja e lokaleve.

Arrestimi i tij erdhi pas ankese nga ana fqinjëve. 19-vjeçari u shoqërua në komisariat së bashku me dy miqtë e tij, por Gjykata la në fuqi vetëm “akuzën kundërshtim ndaj policit”, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg për 19 vjeçarin kurse për miqtë e tij “arrest shtëpie”.



2 Comments

  1. Ne fund cdo gje qe ndodh ne shqiperi te con tek mosfunksionimi i gjykatave ne bashkempunim me policine dhe prokurorine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *