• |
ide | kryesore

Putin përmend sërish Kosovën, por kreu i OKB i kthen prerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin takoi këtë të martë në Moskë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në një deklaratë të gjatë për të justifikuar sulmin në Ukrainë, kreu i Kremlinit mori sërish si shembull Kosovën. Putin i tha Guterres se i ka lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë.

“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, – tha Putin që shtoi se Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova, pasi që sipas tij, tashmë është krijuar një precedent.

Por kreu i OKB-së ishte i prerë në përgjigjen që i dha Presidentit rus pasi sipas tij, “Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” duke i bërë të qartë Putinit se shembulli që ai mori nuk qëndronte. Ky ishte takimi i parë ndërmjet Putin dhe Guterres që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Me herët ai u takua edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe më pas do të shkojë në Kiev. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kosova eshte e lire nga Serbia vetem nga ndihma e USA. KOSOVA QENDRON E PAVARUR VETEM SE KA GARANTE USA.
    SHQIPERIA ESHTE E PAVARUR SEPSE KA MBESHTETJEN E USA DHE NATO. Per ata qelbesira qe komentojne per Rusine, jane bukeshkale dhe nuk i duan te miren shqipetareve

    1. Po ik mor te qifshin zezaket e Amerikes motren ty o rrot kari.

      As qe ja ke idene se kush klike nderkombetare e sundon Ameriken.

      Shqiperia ka qe ne 1913 qe eshte e pavarur o vemje dhe ul eshte e pavarur prej NATO-s.

      Biles keto 30 vite Shqiperia po shkon drejt shfarrosjes sepse eshte nen sundimin e Amerikes dhe zarave te saj.

      1. Ca si puna jote tregojn nivelin pro rus..qarte apo jo. P.S paske komplekse per zezaket, je gje homo, te kane bere gje me gruan motren apo femrat e tjera te shtepise

      2. Ti nuk di as vitin e pavaresise dhe po diskuton kunder USA. Keta idiote jane kunder USA dhe komentojne pro rusise dhe putin.

  2. Katovicaret jane pro amerikes!?
    Mediat ne allbani kontrollohen nga ruset, John Kerry ne senatin amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *