• |
ide | kryesore

Raporti/ Mbi 1 milion shqiptarë dolën jashtë vendit në tre muajt e parë të viti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkive, emigracion, Perëndimor, shqiptarë, emigracioni, konsumin, Emigrantët, BE



Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022 janë 388.067. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 51,7 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2022, janë 300.997. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptar

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2022, janë 632.961. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues rezulton me një rritje 60,5 %. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1 %.

Për të gjithë tremujorin në Shqipëri kanë hyrë 1.545.984 vizitorë, nga të cilët 874.774 ishin shqiptarë.

Në shifrat e tremujorit, kanë pësuar rritje vizitorët nga Greqia, por ata nga Kosova, që janë vizitorët e përhershëm të vendit tonë, janë ulur me pothuajse 10%. Kjo duket të jetë ndikuar nga masat e rrepta anti-Covid që vendosi shteti kosovar në kufi.

Vihet re një rritje e vizitorëve tranzit në Shqipëri gjatë muajit mars, 10.703 të tillë me 13.3% rritje nga marsi i 2021-shit.

E.D. 

Lëvizjet e Shtetasve Në Shq… by Eri Dervishi



3 Comments

    1. Idiot kok e kembe je ti.
      Shqiperia nuk ka vetem nje Aeroport por ka disa pika kufitare tokesore, ka disa porte.
      Ku e lexove ti qe 1 Milione veta kane dal nga Rinasi??
      Injorant, ik shko lepij bythen Edit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *