• |
ide | kryesore

Turpërohet Anfield Road, nuk mund të presë ndeshjet e Euro 2028: nuk është i përshtatshëm

-Instant, Sport



Anglia është ndër vendet që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të pritur Euro 2028. Një ofertë e përbashkët, e paraqitur së bashku me Irlandën e Veriut, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën. Nëse propozimi i tyre do të jetë fitues, mes stadiumeve që do të presin ndeshjet nuk do të jetë e sigurtë Anfield Road. Stadiumi i Liverpool, në fakt, nuk është i përshtatshëm.

Shtëpia shumë e famshme e Reds është eliminuar për shkak të dimensioneve të reduktuara të fushës. Në fakt, UEFA ka deklaruar se përmasat e tij nuk janë të përshtatshëm për të pritur ndeshje. Rregullorja e organizmit drejtues të futbollit evropian përcakton se, për turnetë e mëdha, fushat duhet të kenë një përmasë fikse prej 105 m gjatësi me 68 m gjerësi. Fusha e Anfield, ndërkohë, është 101 metra e gjatë dhe nuk mund të shtohet për shkak të afërsisë së tribunave pas çdo porte.

Në aplikimin e përbashkët, do të përcaktohen 16 stadiume, dhjetë prej tyre në Angli. Por Anfield, shtëpia e skuadrës së dytë më të suksesshme në futbollin anglez, do të përjashtohet nga lista, sipas The Sun. Liverpool, sipas tabloidit, tashmë është informuar nga drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit.

STADIUMI I RI I EVERTON SHPRESA E LIVERPOOL
Pa përshtatshmëria e Anfield rrit presionin mbi Everton për të përfunduar stadiumin e ri. Puna tashmë është duke u zhvilluar dhe klubi konfirmoi javën e kaluar se ka rënë dakord për një kontratë me tarifë fikse me ndërtuesit Laing O’Rourke. Transferimi nga Goodison Park është planifikuar për fillimin e sezonit 2024-25.

Megjithatë, në periudhën e fundit, në shtëpinë e Toffies mbizotëron pasiguria dhe puna mund të ngadalësohet. Alisher Usmanov, sponsor i qendrës sportive të klubit, është subjekt i sanksioneve të qeverisë britanike për marrëdhënien e tij me liderin rus Vladimir Putin. Për më tepër, klubi rrezikon rënien nga kategoria. Prandaj, në Britaninë e Madhe ngrenë pyetje nëse Everton do të ketë paratë e nevojshme për të përfunduar transferimin brenda periudhës së caktuar nga klubi. Përndryshe, Liverpool, një nga epiqendrat e historisë dhe kulturës së futbollit britanik, nuk do të presë asnjë ndeshje Europiani.

KANDIDATURAT PËR EURO 2028
Megjithatë, ende nuk është e sigurt se Anglia, Irlanda Veriore, Skocia, Uellsi dhe Irlanda do të jenë pritësit e kompeticionit. UEFA mori një ofertë të dytë zyrtare më 23 mars 2022 nga Federata Ruse e Futbollit. Në të njëjtën datë, Turqia konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e saj për të organizuar turneun kontinental në vitin 2028. Nominimi i vendeve pritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032 do të bëhet në shtator 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *