• |
ide | kryesore

Zhurma, shkaku i plagosjes së sotme në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Durrës.

Në lagjen ‘Sefer Efendiu’ është plagosur një punëtor 43-vjeçar, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Augert Zera 35 vjeç, i cili ka plagosur me armë shtetasin Altin Sulku 43 vjeç.

Tre punëtorë kanë qenë duke punuar dhe folur mes njëri-tjetrit dhe në një moment kur Augert Zera ka zbritur nga banesa e tij për t’u kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Aty ka nisur konflikti.

Një prej punëtorëve, konkretisht Altin Sulku e ka goditur 3 herë me lopatë e më pas konflikti ka precipituar me nxjerrjen e armës.

Zera më pas ka marrë pistoletën dhe i ka qëlluar në këmbë. Pas krimit ai ia ka mbathur, ndërsa policia njofton se po vijon punën intensive për kapjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *