• |
ide | kryesore

Arrestohen katër persona në Tiranë, një prej tyre ‘përleshet’ me policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga katër shtetas, për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është ‘përleshur’ me punonjësit e Policisë Bashkiake duke i kundërshtuar ata me forcë.

“Efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. K., 55 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. K., 55 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 20 vjeç, G. M., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *