• |
ide | kryesore

Dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, Gjykata regjistron rekursin e Saimir Tahirit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë. Tahiri kërkon pezullimin e dënimit. Sipas Tahirit, vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftim.

Më herët ka qenë SPAK që ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, SPAK kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese. Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘shpërdorim të detyrës’. Me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *