• |
ide | kryesore

“Do të vras”, 20-vjeçari rreh babanë dhe e kërcënon me thikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ka dhunuar e kanosur të atin. Nga blutë mësohet se 45-vjeçari S. K. ka telefonuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë shkuan  në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

20 vjeçari pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *