• |
ide | kryesore

Durrës/ Vëllai plagos me thikë vëllain

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij shtatë vite më të madh, ndërsa disa orë më pas është arrestuar.

I plagosur mbeti Bernardi Oruçi, ndërsa në pranga ra vëllai i tij, Egzon Oruçi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë e tij 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – bëri të ditur për mediat policia. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *