• |
ide | kryesore

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard si një shfaqje, njerëzit të gatshëm për të paguar

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard ka rinisur sot dhe duket se gjërat po kthehen në favor të aktorit. Në një kohë kur akuzat e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe dëshmitë shpesh herë intime po bëjnë namin online, një pjesë e publikut kërkon të jetë pjesë e gjyqit.

Sot kishte dhjetëra prej tyre jashtë që brohorisnin dhe donin të hynin. Ata janë të interesuar jo vetëm që përballjen gjyqësore, por edhe duan të dëshmojnë.
Sipas “The Washington Post”, 100 spektatorë mund të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë çdo ditë në seancë, ndërsa ka dhe nga ata që ofrojnë të paguajnë që të jenë pjesëmarrës.

Një pjesë e të pranishmëve, dje u panë teksa bërtisnin me ovacione kundër Amber Heard. Ylli i Piratit të Karaibeve e ka paditur aktoren për shpifje për shkak të një artikulli, ku ajo la të kuptohej se ai e kishte abuzuar me të.
Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për akuzën që ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollywood.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *