• |
ide | kryesore

Goleador si Haaland, por shumë më pak i kushtueshëm: Inter, United e Bayern vërsulen mbi Haller

-Instant, Sport



Lista e pretendentëve për Sebastien Haller është zgjeruar shumë aq sa për sulmuesin e Ajax në verë do të nisë një ankand i vërtetë. Sulmuesi franko-ivorian ka qenë prej kohësh në shënjestër të Interit, me drejtuesit zikaltër që edhe u takuan me menaxherët e futbollistit në mars, duke mori miratimin e tij. Megjithatë, cështja është komplikuar në orët e fundit, sepse konkurrenca është bërë gjithnjë e më e ashpër. Sipas The Sun, në fakt, Manchester United ka bërë përpara për Haller me kërkesë specifike të trajnerit të tyre të ri Ten Hag, që aktualisht e stërvit lojtarin te Ajax. Nga ana tjetër, Bild raporton një kontakt serioz mes Bayern Mynih dhe stafit të 27-vjeçarit.

Haller është një preferencë e vjetër e Ausilios, i cili e ndoqi për një kohë të gjatë në vitin 2016, kur ai ishte ende duke luajtur në Holandë, për Utrecht. Në gjashtë vjet vlerësimi është rritur në mënyrë dramatike dhe për ta larguar nga Amsterdami duhen të paktën 35 milionë euro. Qindarka për klubet e kalibrit të Manchester United dhe Bayern Mynih, të dëshpëruar për përforcime në sulm. Britanikët, në fakt, kanë vendosur të heqin dorë nga Cavani dhe Martial dhe e ardhmja e Ronaldos e Rashford është gjithashtu në dyshim. Ten Hag e njeh mirë Haller dhe falë tij sulmuesi shpërtheu në Holandë pas dështimit në Premier me fanellën e West Ham.

Antenat janë ngritur edhe në Gjermani. Kampionët në fuqi të Bayern po shikojnë përreth në rast të lamtumirës së Leëandoëskit, për të cilin insiston Barcelona. Ditët e fundit ka pasur kontakte me menaxherët e futbollistit, të cilët kanë kërkuar një pagë monstruoze prej 9 milionë eurosh. Një shifër që Interi nuk mund ta barazojë, por që tremb edhe gjermanët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *