• |
ide | kryesore

Harry Styles zbulon arsyen pse nuk deklaron orientimin e tij seksual

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtari i njohur Harry Styles ka folur së fundmi për orientimin e tij seksual.

Në numrin e qershorit të Better Homes & Gardens, këngëtari “As It Was” foli për pritshmëritë “e vjetruara” që ndjen nga ata që presin që ai të deklarojë publikisht seksualitetin e tij dhe shpjegoi se preferon ta mbaj jetën e tij personale private.

“Unë kam qenë vërtet i hapur me miqtë e mi, por kjo është përvoja ime personale; është e imja,” tha Styles “E gjithë çështja se ku duhet të shkojmë, që është drejt pranimit të të gjithëve dhe të qenit më të hapur, është se nuk ka rëndësi, dhe ka të bëjë me të mos etiketoni gjithçka, të mos keni nevojë të sqaroni orientimin tuaj seksual”.

Artisti ka qenë i lidhur me aktoren dhe regjisoren Olivia Wilde që nga janari i vitit 2021, por seksualiteti i këngëtarit fitues të Grammy shpesh ka qenë në qendër të spekulimeve falë stilit të tij.

Ai ka folur edhe më parë në një intervistë të vitit 2019 me Guardian, në të cilën ai u pyet nëse ishte biseksual.

“Nuk është se kam një përgjigje. Nuk është rasti : Nuk po të them se nuk dua t’ju them. Nuk është: oh kjo është e imja dhe nuk është e juaja. Është: kujt i intereson? A ka kuptim?  u shpreh Harry në atë kohë. “Unë thjesht mendoj se seksualiteti është diçka argëtuese. Sinqerisht? Nuk mund të them se e kam menduar më shumë se kaq.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *