• |
ide | kryesore

A po përkulet Albin Kurti para Amerikës?

-Instant, 2, Ide



Nëse futesh në Google dhe e klikon Albin Kurti – Amerika, gjëja e parë që të shfaqet në këtë makinë të kërkimit është: A e duan shqiptarët Amerikën?, që është një tekst për një referencë të Kurtit kur ky thoshte që shqiptarët nuk e duan Amerikën por frikësohen prej saj.

Pastaj shkrimi i dytë që të del para sysh është: Albin Kurti, Amerika nuk do ta njohë shtet Kosovën; që është referencë e një deklarate të liderit të LVV-së se edhe pas shpalljes së pavarësisë Amerika nuk do të na njohë.

Pastaj shkrimi i tretë që të del në Google është ky: Albin Kurti për Der Spiegel: Amerika fuqi koloniale; është kjo një intervistë e Kurtit për magazinën më të famshme gjermane e evropiane.

Kur i lexon të gjitha këto shkrime nga e kaluara, kur e ke parasysh përhanjen e Kurtit para nja dy vitesh kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar qysh në Shtëpi të Bardhë po mpreheshin thikat për ta copëtuar Kosovën, e kam shumë të vështirë të besoj që Kryeministri i Kosovës ishte i sinqertë kur deklaroi dje që “kur na thotë Amerika kërceni, ne nuk pyesim pse, por themi sa lart duhet të kërcëjmë”.

Kjo çfarë tha Kurti kurrë nuk ka qënë bindje e tij, përveç nëse në disa muajt e fundit në emër të Kurtit po flet dikush që është sozia e tij. Në fakt edhe do t’i kisha besuar, sikur në një moment, gjatë kerrierës së tij, Kurti do të ishte ulur dhe do të kishte bërë një analizë personale, ku do të kishte konkluduar se gjatë karrierës së tij politike kishte gabuar në disa raste, por se tash po e shihte botën pak më ndryshe. Nuk janë të rralla këto gjëra në politikë. Kryeminstri aktual i Gjermanisë e ka bërë një gjë të tillë. Është distancuar publikisht prej qëndrimeve të mëhershme ideologjike. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe ish-ministri i famshëm i jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher, që në vitet e 60-ta kishte qënë një rebel që kishte luftuar rrugëve të Gjermanisë, por që më vonë u bë një ministër i jashtëm që po e shihte botën me të tjera syza.

Kurtin nuk e kemi dëgjuar kurrë ta bëjë një gjë të tillë, prandaj kur e shoh duke u bërë kështu servil dhe pakurrizor, kjo më frikëson shumë më shumë se sa të kishte qenë krejtësisht i sinqertë me Karen Donfried. Do t’i kisha besuar pak më shumë, sikur, bie fjala, të kishte thënë “kësaj administrate i besoj shumë”, por jo Amerikës. Kurti nuk i besoi Amerikës para nja dy vitesh, kur e quante Shtëpinë e Bardhë herë të kuqe e here të zezë. Nuk i kishte besuar as më herët, prandaj çfarë ndodhi që tash, po flas me një citat të tij, “u shtri para zyrtares Amerikane”. Kurti kishte deklaruar në Kuvend të Kosovës se “Amerika po dëshiron të ma thejë kurrizin”. Nuk kishte thënë që po dëshiron t’ia thejë Kosovës kurrizin, por kishte thënë që po dëshiron këtij personalisht të ia thejë kurrizin, e që pastaj, si duket, kurrizin e tij po e identifikonte me kurrizin e Kosovës. Pra, nëse thehet kurrizi i Kurtit, po thehej edhe kurrizi i Kosovës.

Kështu që, nëse historia, edhe atë jo historia shumë e largët, na jep gjithë këto fakte për Kurtin dhe Amerikën, kur ndodhi ky kapërcimi i madh, që tash Kryeministri i vendit me aq lehtësi po thotë, siç nuk e ka thënë askush përpara tij, që kur të na thotë Amerika kërceni, ne nuk pyesim pse por pyesim sa lart.

Kurti e kishte thënë disa herë që interesi i Kosovës është shumë i rëndësishëm për të, prandaj nuk kishte superfuqi në botë që do ta bindte të kërcente kështu vërbërisht, kurse se cfarë do të ishte interes i Kosovës e çfarë jo, ky vazhdimisht ka qenë interpretim fantastiko-shkencor i tij, pa kurrfarë mbështetje në realitet, sikur bie fjala atëherë kur deklaronte në një tentë të mbushur me ‘revolucionarë’ të dehur “se shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, por tuten prej Amerikës”.

Shtrohet pyetja: Tash, kur po flet kështu, a po e don Albini Amerikën, apo po tutet prej saj. Këtu rrugë tjetër nuk ka, sepse prej kur deklaronte kështu, e prej kur po deklaron krejt ndryshe, nuk ka kaluar një shekull, por vetëm disa vite, e në mes nuk ka ndodhur asgjë për të na bindur.

Tash, pse po bëhet një kthesë kaq e madhe, këtë realisht e din veç Kurti, e ne të tjerët mund të spekulojmë dhe të bëjmë analiza.

Ajo çfarë Karen Donfried deklaroi në Kosovë ishte një shuplakë e madhe për të dhe për Vjosa Osmanin, të cilët, njëri në cilësinë e kryeministrit e tjetra të Përparim Kryeziut, ka muaj që po i ligjërojnë Amerikës për interesat ruse në Ballkan. Tash befasisht erdhi njeriu më kompetent në administratën aktuale amerikane dhe tregoi në Prishtinë se interes rus në Ballkan është status quo-ja, të cilën e kanë promovuar si armën e tyre më të fortë diplomatike, edhe Albini e edhe Vjosa. Amerika, sipas fjalëve të znj. Donfried, është kundër që dialogu të jetë prioritet i 6-të a i 7-të, siç kishte deklaruar Kurti, duke e pasur në krah Osmanin, atë natën e ftohtë të shkurtit të fitorës së madhe, kur po ndahej historia në Para dhe Prapa.

Është shumë problematike për të ardhur në një konkludim, që kur është i sinqertë Kurti, nëse është, a tash kur po flet për Amerikën me dashurinë dhe frikën që e ka fëmija për prindin, apo atëherë si fëmijë rebel që e godiste dorën që po e ushqente atë dhe popullin e tij.

Unë jam i prirur që të mos i besoj Kurtit servil dhe mënyrës se si u soll ditëve të fundit. Kjo më duket më shumë taktizim që do ta përdorë në muaj në vijim, kur presioni amerikan dhe evropian do të rritet për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila marrëveshje në të vërtetë do ta ndalte ndikimin rus në Ballkan. A do të përfitojë edhe Serbia prej kësaj marrëveshje?, sigurisht që do të përfitojë. Askush në Perëndim nuk dëshiron që në Ballkan të ekzistojë një Bjellorusi, ose një kukull ruse. Serbia e di këtë, prandaj është e interesuar që ta shesë shtrenjtë këtë pozicionim të ri strategjik. Serbia e di që kjo do të jetë hera e fundit që ajo do të ketë në dorë planin A dhe planin B. Këtë e di edhe Kurti, sikurse e di që thika eventuale pas shpinës që Vuçiq do t’ia bënte Rusisë, duke u subordinuar politikisht kah Amerika dhe Evropa, e ka çmimin e vet, kurse kjo nuk e vë Kosovën në pozitën më të mirë të mundshme, edhe pse jo domosdoshmërisht është gjë e keqe për ne. Mirëpo, minimumi, do të zvogëlohet hapësira manovruese për t’i treguar Amerikës për interesat ruse në Ballkan.

Duke i pasur parasysh rrethanat e reja, e si duket edhe interesin serb për të përfituar prej një rendi të ri botëror, Kurti përmes servilitetit sipërfaqësor duket që po bëhet gati për t’i thënë JO Amerikës, kurse këto deklaratat servile dëshiron që t’i përdorë për konsum të brendshëm.

“Ju e dini se çfarë kam thënë unë për Amerikën”, do të ishte njëra prej fjalive të tij, pas tensionimit të raporteve. Se çfarë ka thënë ky për Amerikën, varet se sa thellë shkojmë, por ky do të kërkonte që të ndalemi te deklaratat e tij për Amerikën në disa muajt e fundit.

Kurti origjinal kurrë nuk e ka dashur Amerikën dhe kjo nuk është sekret, e vetëvetiu nuk do të duhej të ishte ndonjë gjë shumë e keqe. Edukimi dhe leximi e ka orientuar në ato ujra. Ky ka deklaruar disa herë që Kosova duhet të jetë më afër Evropës sesa Amerikës, sepse sipas tij, ne nuk jemi në Meksikë, por jemi në Evropë. Prandaj, është shumë pak bindëse deklarata e tij e fundit për Kosovën dhe Amerikën. Kjo për mua është shumë më shqetësuese, se sa sikur ai të ishte vetvetja. Kjo më duket një përgatitje e tij përfundimtare për t’i thënë JO Amerikës.

Nacionale.com/ Titulli origjinal i autorit:Pse s’i besoj Albinit, kur paraqitet servil para Amerikës?



16 Comments

  1. Nje dore qe nuk ke mundesi ta kafshosh puthet o Berat ! Koha e marksistave ka kohe qe ka perfundu o ilanjos. Me Kurt e pa Kurt me Sale e pa Sale me Ed e pa Ed shqiptaret vetem qare kane nga amerika o Berat o katunar i besdisshem!

  2. Për lepe-peqe kemi bastardët e bllokut
    ramëbushtrën me trimoshet e tjera fatoso pionerë të xhaxhi kurvit të ngordhur.
    Kurti mirë apo keq…..
    Është kontundent.
    Nuk bëhet gojore e sorros dhe këlyshëve të tijë… blinken kimete etjera peverse të pareciklueshme.

    1. Vetem jerme te ketij beratit! O Berat, na tregon si shkoi ajo intevista qe do i merrje rames bashke me nje kolegun tend dhe te gjithe shqiptaret u pregatiten per ta pare e nigjue……..por nuk u ba si mbaroi? Asgja, siç meret vesh rama i frikesuem prej pytjeve qe do i bajshe u tremb dhe te doli perpara ne Morine me canten me pare, dhe vete vetiu intervista u anullua, por nuk u dha asnji justifikim! Atehere edhe une nuk te besoj ty, ne keto qe thua per Kurtin, sepse ti nuk je i sinqerte…Do te ishte ne nderin e çdo gazetari qe te mundohet per bashkim jo perndarje mes shqiptaesh, e fjale pa fund kunder Kurtit.. Je i shtun!

  3. Berat,nese te besojme ty,se Kurti,e paska “dredh”,cduhet te themi per ty,qe vetem si gazetar,sa pozicione ke ndryshu! A PO? Edhe sot,nuk te marrim seriozisht,per sa thu,se ne fakt.presim se si dhe kur do ndryshosh.Sepse,kurre nuk ke fole,sidomos per kete qeveri,e sidomos per Kurtin,si nje gazetar,por ke shkrujt e fol,me shume se nje “opozitar”i tyre,qe edhe vete opozitaret,shpesh,te kane zili.Berat,nuk je gazetar i ri,por shkrun e flet,jo si nje gazetar i vjeter.Cdo deklarate,e sidomos e politikaneve,duhet te shikohet,ne vartesi te kohes,situates,rrethanave te priteshme,.dhe nese kjo kohe,situate,apo vend ,ndryshon,natyrisht edhe mendimet,mund te nreyshojne,ne vartesi te nryshimeve qe ndodhin.Ndarja e Kosoves,eshte fakt,don apo ,nuk don t’a pranosh ti,se amerika e ka diskutu dhe pothuaj se e kishte pranu,por rrethanat e detyrun ameriken,ta mohojne kete ndarje.Te kujtohet mire,Berat,qe vete Presidenti amerikan,as nuk e kishte idene e Kosoves,dhe fliste rroma-per toma,edhe per ndarjen ekosoves.Po te mos kishte fituar qeverine Kurti,edhe liqeni,do ishte ndare dhe emrin do ja kishin ndryshu.Dhe shume te tjera,do ndodhnin,por ndryshimet ne Kosove,por edhe ne qeverine amerikane,e shpetuan Kosoven,Reciprociteti i Kurtit,me Serbine,eshte ku e ku me i qarte dhe me i forrte,se taksa qe i vuri qeveria e Ramushit tand.Batoni,foli qarte,per ndarjen e Kosoves,i tregoi ne harten e “Opinion”edhe vijen ndarese,dhe u shpreh shume i bindur,duke thene.:Kjo do te ndodhe,ka marre fund,pritni dhe shikoni…..A te kujtohet? Por mua nuk me kujtohet,te kesh dale e ta kundershoje as edhe Batonin,te tjeret politikane,jo e jo.Dhe ndarja,u demasku boterisht,dhe nuk ndodhi,por edhe reciprociteti,ja mblodhi Serbise,por shume ne Kosove,nder ta edhe ti,nuk e eperkrahet,por donit vetem te mbydhej mareveshja me Serbine.Cfare mareveshje,sic e don Serbia.Jo Berat.Dhe Kurti tha JO.dhe Targat,ose do behen sic ka thene Kurti,ose kurre mos u befte marreveshje tjeter,qe ja u ul edhe me shume koken,sidomos juve,qe jeni mesu me e mbajte ulur.A PO?

  4. E para. Nqs dikush thote se Kurti eshte antiamerikan,ai duhet te jete dashakeqes,manipulator,injorant,shpifes,antishqiptar ose kundershtar i tij politik. Per vleren unike qe ka Kurti(dhe qe histopria do ta tregoje), do ta votojme, do ta ruajme e mbrojme si syte e ballit. Por nqs ne nje dite, larg qofte, Kurti behet antiamerikan, jo qe sdo ta votojme me , por do ta rrezojme brenda jave.Sepse te jesh shqiptar ,aq me teper ne krye te vendit, dhe anti amerikan do te thote se je me e pakta antikombetar, trushplare,ose i shitur). Ahstu sic njekohesisht nqs miqte tane te perjetshem amerikane na sugjerojne nje marreveshje te keqe per Kosoven, duhet ti bindim qe ate gje nuk mund ta bejme, (ti bindim me fakte dhe mirekuptim dhe jo me arrogance),dhe jo te bejme sic bene Dulla koti,Thaci dhe Isa, para lobuesit serb,Grenellit. E dyta. Ashtu sic nuk e nderon kete portal lejimi i publikimit te dhjetera komentuesve (shumica nga 3-4 persona) qe bejne propagande anti-amerikane keto kohe, gjithashtu nuk e nderon as, publikimi i nje shkrimi kaq palidhje,ku ne cdo 2-3 fjali autori eshte ne kundershtim me vetveten,pra edhe ketu, e mos te flasim po t’ia analizojme qendrimet e tij qe i ka ndryshuar nga nje ekstrem ne ekstremin tjeter.Dhe,kur flet Berati per ndryshim qendrimesh(pavaresisht se genjen), eshte me e pakta hipokrizi, dhe me normalja anti-kombetarizem. Antikombetarizem sepse edhe sikur te jete Kurti antiamerikan, sic genjen Buzhala(e nis me genjeshter qe ne fjaline e pare-dhe kete mund ta vertetoni secili), per hir te interesit kombetar nuk duhet ta paraqesi kryeministrin e vendit si anti-amerikan. Por Buzhala pervec se do qe te shpife, manipuloje, dhe nxise te tjeret dhe miqte nderkombetar kunder Kurtit, ai duket sikur eshte edhe i shqetesuar se pse po bindet secili qe Kurti ishte dhe eshte pro amerikan dhe jo anti-amerikan, sic e kane propaganduar prej vitesh te githe ky grupi i “analisteve te paguar nga lloj lloj dore”, qe nga Mero, Mentori (vellai i atij antikosovarit-Shpetimit),Berati dhe gjithe ajo tufa tjeter e analisteve ne Kosove(qe sia vlen ti permendim me emra, e jo me ti ndjekim e degjojme nonsenset qe nxjerrin nga gojet e tyre ).Dikush mund te mendoje qe Buzhala si kundershtar i Kurtit,do qe ti prishe pune atij me te vetmen shpifje qe ndonje trushplare mund ta haje.Po,kjo eshte arsyea nr1, por dhe brenda vete ketij shkrimi ka dicka me te thele, qe me duket se vete Buzhala eshte anti-amerikan i fshehur, tip skuthi(ndoshta ka marre nje dore parash se fundmi EDHE nga ruset).shikoni kur thote:”Kurti origjinal kurrë nuk e ka dashur Amerikën , e vetëvetiu nuk do të duhej të ishte ndonjë gjë shumë e keqe” Pra hipokriti Buzhala, akuzon dike si antiamerikan(pa qene hic) a vete thote qe te mos e duash Ameriken, nuk eshte dicka e keqe(!). I shpetoi thua, apo e tha se do te arsyetoje leket qe paska fillu te marre edhe nga ruset? Po ti na hiqeshe si pro-amerikan o Berat?Cfare ndryshoi(per ata qe i besuan maskes tende)?Mos te shantazhuan dhe ty serbo-ruset?Se antishqiptarin Gazmend Pula thuhet se e pergjuan nga ambasada serbe ne Tirane,ne bemat qe bente kur Gazmendi ishte ambasador i Kosoves ne Tirane, dhe tani ai po hedh vallen ruse,sic i thone ata,(sic hidhte vallen serbe,i shantazhuari tjeter ,tradhetari nr 2, Thaci). Mos valle dhe ti u kape?(kesaj radhe edhe nga antishqiptaret,se i kapur nga lloj lloj politikani, gjithmone ke qene).

    1. Pika e fundit nenkuptohet: Kryetar i Partise se “Rithemeluar” Demokrtike do te zgjidhet kryehajduti dhe kryekrimineli me damken e 38 akuzave publike, dhenderri i Serbise, autokrati Sali Berisha.Ngjalleni enverin antiamerikanin me te madh te kombit

  5. Ja si na mashtron Buzhala sy per sy, 1.Buzhala tha nje shpifje ketu qe e perseriti 2-3 here,nderkohe Kurti nuk ka thene ashtu por keshtu(ne publik, para smartphoneve qe e regjistronin,dhe jo fshehtas-por qe sidoqofte sipas meje nuk duhet ta thoshte fare) “Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Amerika. … tuten mos po na len”-Kurti.
    -(qe ne fakt eshte e vertete se pa Ameriken, Serbo-ruset dalin ne Adriatik, dhe ka te drejte Kurti, se Ameriken pervec mirenjohjes(qe na karakterizon si shqiptar) ndaj saj,deshmise shekullore qe ka dhene si shtet mik pro shqiptar, duhet ta duam edhe per interesin kombetar, se pa te, as Europa(edhe po te doje) nuk na mbron dot. nga serbo-ruset. Dhe vertete nuk i kuptoj edhe disa komentues ketu (e kam fjalen per ndonje puro shqiptar ish-nacionalist, dhe jo per ndonje te shitur qe thjeshte bene punen per te cilen paguhet)
    2. Nderkohe qe Buzhala shpif sikur Kurti ka thene “kur na thotë Amerika kërceni, ne nuk pyesim pse, por themi sa lart duhet të kërcëjmë” , ne fakt deklarata origjinale e Kurtit ishte: “Për ShBA-të, Kosova do të mbetet mik, aleat dhe partner i besueshëm që nuk pyet pse, por si dhe jo sa, por kur”. Pra Kurti ka thene nje te vertete, dhe bile si patriot, e ka thene ne emrin e Kosoves, dhe jo te tij personal(qe te fitonte pike personale politike-qe Buzhala na paraqitka si servil).
    3.Mashtrimi i trete i Buzhales. Nderkohe Kurti ne parlament(prape para kamerave dhe jo fshehtas), e tha, qe “Me mire mos te shkoje fare ne Shtepine e bardhe, sepse nuk mund te pranoj ate marreveshje dhe do ishte keq dhe jo respektuese ndaj miqve amerikane, qe te dilja nga zyra pa e nenshkruarate ate marrevbeshje te keqe, sepse nuk mund ta firmos ate marreveshje “(marreveshje e negociaur fshehtas nga tradhetari Thaci, dhe Vucic, ne parim e miratuar edhe nga Bolton dhe qe lobuesi serb Grenell e kishte genjyer/manipuluar Trump per qellimin e asaj marreveshje,qofte dhe duke e joshur ate me venien e emrit te tij,liqenit teUjmanit)),. Ku eshte e keqja dhe antiamerikanizmi ketu Berat? Nderkohe Buzhala genjen dhe ketu dhe thote ato qe thote…
    4. Nderkohe ato deklaratat qe jemi pro europian,se ne fund te fundit jetojme ne Europe dhe jo Meksike, e ka thene ne nje samit ku kuishte perballe dhe diplatet me te medhenj amerikan, dhe e ka thene ne kontekstin qe ne e duam EDHE Europen(sepse pothuajse gjithmone diplomatet euripiane ne takime te mbyllura thone, ju jeni pro-amerikan, dhe sua ndjen per Europe).Te njejten deklarate na e ka thene ne Prishtine Eskobar,” Ju smund te beheni shtet i 50 i SHBAs, sepse jeni(gjeografikisht) ne europe dhe i takoni europes” Ku eshte e keqja ketu Berat?

    1. Arber Kosova-je shume i sakte dhe eshte e vertete se pa Ameriken nuk do te kishte komb Shqiptar,pasi qarqet ruso-serbo -greke do te na shqyenin dhe fale miqve tane Amerikane sot kemi dy shtete Shqiptare gjithashtu sot kemi kryeminister Shqiptar ne Mal te zi kryetar parlamenti dhe zevendes kryeminister ne Maqedoni dhe shume shpejt do kemi integrimin e Shqiperise ne BE,me kembenguljen e Anerikaneve,keshtuqe leri keta trushkulur te tipit Buzhala te kakarisin ….

      1. Po ke te drejte. Dhe do te kemi edhe kryeministrin e 4te shqiptar(ne Maqedoni) brenda 2-3 vitesh, por qe fatkeqesisht spo e shfrytezojme kete klime per te krijuar minishengenin shqiptar, por fale tradhetarit nr 1 qe duhet te ishte lider i shqiptareve ne Balkan dhe ju dha shansin te ishte edhe lider i Ballkanit, po bejme tentativa te bashkim vellazerimit me Serbine.
        Buzhala eshte shfaqur keto kohet e fundit si pro-amerikan i sforcuar(por qe po e verteton qe ska qene), sepse duke pasur nje nga mediat me te medha ne Kosove (perfshi dhe T7 qe e ka shnderru si nje zastava TT shantazhuese ndaj kujtdo qe s’i bindet Buzhales), eshte perzgjedhur si nje nga mediat ku amerikanet ne Kosove japin intervista (dhe ku edhe ne ato intervista me ndonje diplomat te larte amerikan gazetaret e Buzhales jane antikombetar,psh duke i bere pyetje natyre ,se si Kurti spo zbaton marreveshjen per Asosacionin, te tjera te ngjashme).

  6. një listë të drejtuesve të PD të jenë bashkë, dhëndëri, nipërit e tij, kushërinjtë e tij, mbesat, nunët e kushërinjve, sekretaret e tij, fëmijët e sekretareve, e deri tek shokët e djalit administratorët e bizneseve të tij e kështu me radhë.

    Kujdesi që gjithkush në atë sallë të jetë dikush ë ka lidhje familjare fisnore apo biznesi me familjen e tij, e bën përpjekjen e tij për të përçarë PD shumë domethënëse

  7. Zhgënjehet edhe Lubonja: Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike, PD duhet të emancipohet,buzhale thuaj ndonje fjale per fatosin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *