• |
ide | kryesore

Lufta me Rusinë i heq titullin Shakhtar Donestk: Ukraina zyrtarizon ndërprerjen e kampionatit

-Instant, Sport



Të martën, është zyrtarizuar ndalimi përfundimtar i kampionatit ukrainas të futbollit, i pezulluar që nga 24 shkurti për shkak të sulmit pushtues të Rusisë ndaj Ukrainës. Liga vendase e futbollit ka njoftuar se të gjitha skuadrat e Premier League kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22. Renditja përfundimtare është ajo para pushtimi rus, me Shakhtarin dy pikë përpara Dynamo Kiev. Titulli, megjithatë, nuk do të dorëzohet.

Klasifikimi përfundimtar nuk cakton titullin, por shërben për klasifikimin e Kupave të Europës së radhës. Shakhtar dhe Dinamo e Kievit, kështu, do të mund të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, edhe pse në kohë si këto është vërtet e vështirë të mendosh për të ardhmen, nëse nuk ka një armëpushim të menjëhershëm në ato vende të torturuara nga luftimet e përgjakshme.

KOMUNIKATA
“Të gjitha skuadrat e futbollit të Premier League ukrainase kanë votuar propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend. Renditja e 24 shkurtit 2022 do të jetë klasifikimi final i sezonit 2021/22, por titulli nuk do të dorëzohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *