• |
ide | kryesore

Rusët pretendojnë shkatërrimin e depove të armëve amerikane dhe europiane në Ukrainē

-Instant, Lajme, Planet



Raketat ruse kanë bombarduar një depo armësh që strehonte armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane, sipas deklaratës së Moskës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan depot në rajonin e Zaporizhzhia që përmbanin “një grumbull të madh armësh dhe municionesh të huaja të furnizuara për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane”.

Dje, Rusia akuzoi Perëndimin se “po o hedh benzinë zjarrit” me dërgesat e armëve që nxisin konfliktin nëntë javor.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë, raketa anti-ajrore dhe antitank.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *