• |
ide | kryesore

Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz, Greqia zotohet të ndihmojë Bullgarinë

-Instant, Lajme, Planet



Greqia do t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz, i tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis homologut të tij bullgar.

Reuters raporton se të dy udhëheqësit diskutuan çështjen me telefon.

“Kryeministri tha se Greqia do të ndihmojë Bullgarinë që të përballet me situatën e re të shkaktuar nga vendimet ruse për energjinë”, tha zyra e Mitsotakis në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndaluar sot eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.

Presidenti rus Vladimir Putin më parë urdhëroi vendet “jomiqësore” të paguajnë për gazin në monedhën ruse – dhe Gazprom tha se shërbimet nuk do të rikthehen derisa ta bëjnë këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *