• |
ide | kryesore

Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz/ Polonisë: Sulm i drejtpërdrejt nga Putini, do të gjejmë tregje të reja

-Instant, Arkiva, Planet
polak



Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Rusinë për “sulm të drejtpërdrejt” ndaj vendit të tij, me vendimin për të ndërprerë furnizimet me gaz. Ai është mundur të qetësojë popullin e tij duke thënë se furnizimi do të vijë përmes tubacioneve të tjera në vjeshtë dhe se Polonia s’do të ketë më nevojë për gazin rus.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Polonisë … por ne ishim duke u përgatitur deri në atë pike”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Ai njoftoi se terminali Świnoujście i Polonisë është funksional dhe do të zgjerojë prodhimin e tij nga gjashtë miliardë metra kub LNG (gaz natyror i lëngshëm) në mes shtatë dhe tetë miliardë metra kub.

Morawiecki vuri në dukje gjithashtu se një tubacion i ri gazi në ndërtim në Norvegji i quajtur Gazsjellësi Baltik do të përfundojë brenda tre muajsh, i cili tha ai do të pompojë 10 miliardë metra kub LNG në Poloni.

Një tubacion i ri ndërkufitar në ndërtim e sipër me Sllovakinë do të pompojë më shumë se pesë miliardë metra kub LNG sapo të përfundojë, tha ai.
Polonia ka gjithashtu interkoneksione me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, dhe “në pak ditë, ne po hapim një interkoneksion me Lituaninë”, tha ai. Ai tha se kjo ishte e gjitha mbi 20 dhe 21 miliardë metra kub prodhim vendas të LNG.

“Ne nuk do të përkulemi para këtij shantazhi. Dua të siguroj bashkëqytetarët e mi se veprimet e [presidentit rus Vladimir] Putin nuk do të ndikojnë në situatën në Poloni. Rusia jo vetëm që kreu një sulm brutal, vrasës në Ukrainë, por gjithashtu sulmoi energjinë dhe sigurinë ushqimore”, tha ai.

Më tej shtoi:

“Ukraina është në vijën e parë. Ne, të gjitha vendet evropiane, duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është një luftë për paqe, një luftë për sovranitet, një luftë për siguri dhe nuk duhet të përkulemi”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *