• |
ide | kryesore

SHBA dhe Rusia shkëmbejnë 2 të burgosur në kulmin e luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-marinsi amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim në Rusi që nga viti 2019, u lirua të mërkurën në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha ministria e jashtme e Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Whelan.

“Trevor, një ish-marins amerikan, është liruar nga paraburgimi”, theksohej në një deklaratë nga presidenti Biden. Presidenti Biden theksoi gjithashtu se kishte njoftuar dhe prindërit e zotit Reed.

Zoti Biden nuk komentoi detajet e lirimit, përveçse tha se: “Negociatat që na lejuan ta kthenim Trevorin në shtëpi kërkonin vendime të vështira që unë nuk i marr lehtë”.

Familja Reeds falënderoi presidentin Biden dhe personat e tjerë të angazhuar, duke thënë se “familja jonë ka jetuar një makth” gjatë 985 ditëve të fundit.

“Veprimi i presidentit mund t’i ketë shpëtuar jetën Trevorit,” thanë ata në një deklaratë.

Ata thanë se djali i tyre do të tregonte historinë e tij kur të ishte gati dhe kërkuan që të respektohet privatësia e tyre për momentin.

30-vjeçari nga Teksasi, u dënua në vitin 2019, pasi sipas akuzës ai kishte vënë nën rrezik jetën e dy policëve në Moskë ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ai shkoi në Rusi në vitin 2019 si vizitor. Zoti Reed i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa Uashingtoni e quajti gjyqin “një teatër absurd”.

Rusia kishte propozuar një shkëmbim të burgosurish për Yaroshenkon në korrik 2019 në këmbim të lirimit të çdo shtetasi amerikan. Yaroshenko është një pilot i dënuar për konspiracion për kontrabandë kokaine. Ai u arrestua nga forcat speciale të SHBA në Liberi në vitin 2010. /VOA



4 Comments

  1. cili kulm lufte?

    te ishte lufte Kievi do te ishte kabul tani

    specializohuni o gazetare byreku
    secili ne nje fushe te caktuar

    mos genjeni shqiptaret se kjo nuk esht patriotizem

    1. Po more i paemer,
      une mendoj se ke te drejte kur thua se kjo nuk eshte lufte.

      Ne nje lufte nuk eshte ankuar asnjehere njeri per nje ushtar te vrare sepse ata qe vriten e kane marre detyren e tyre mbi sy e dine se cfare bejne dhe jane te ndergjegjshem per punen e tyre si edhe per pasojat. Por ajo qe po ndodh ne Ukraine nuk eshte lufte ne kuptimin e saj te vertete. Mua do te me vinte turp ta vlersoja ate si lufte.

      AJO QE PO NDODH NE UKRAINE ESHTE NJE BARBARI MESJETARE.

  2. Cfare tetri qe gjykata ruse o ga,etar debil? Shko qello policin ne Amerike ti dhe shikoje kur te te mbushet trupi me plumba. KeteRusin e denpi 20 vjet Amerika me gjyq pa avokat dhe me dyer te mbyllura. Ju qifsha Ameriken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *