• |
ide | kryesore

Shqipëria drejt pavarësisë energjitike/ Rama: Ëndrra e gjatë e Skavicës po realizohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE. Sipas njoftimit të qeverisë, bëhet fjalë për kompani që janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë. Gjatë fjalës së tij,  kryeministri kujtoi disa vite më parë, ku sipas tij energjia elektrike nuk paguhej ndërsa gjysma e prodhimit humbiste në rrjet. Rama shtoi se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.

“Ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës do të rris më 20% prodhimin e energjisë dhe do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Këto tregojnë një potencial për të shëndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë. Vetëm disa vite më parë na është dashur të marrim një sistem të falimentuar të energjisë. Vetëm gjysma paguhej dhe gjysma e energjisë humbej. Me një borxh të OSSHE shkonte 5 % GDB tonë. Kjo mbështetej në një anarki dhe mungesë investimesh.” shtoi kryeministri. 



12 Comments

  1. Ku po e nderton Skavicen, ne bacen tende. Po permbytja e tokes se mijera banoreve. Ashtu
    u be me Fierzen qe u permbyten perjetesisht tokat e njerzve dhe tani qe kane ndertuar
    nga nje shtepi me mundime ne Tirane apo gjetke u thoni pushtues. Ata qe kene sakrifikuar
    token e tyre, pra atedheun e tyre per tu bere drite te tjereve tani u thoni pushtues dhe
    shumica jane debitor te energjise elektrike dhe paguajne kamata dyfish per 25 vjet ndersa
    ju qe skeni dhene asgje Shqiperise perfitoni gjithecka. Te pakten duhej te ishin aksioner ne
    ato vepra energjitike.

  2. Perrallat me “sukseset e qeverise” nuk mund te mbulojne nje anarki ekonomike e politike te Shqiperise, e cila ka qene 32 vjet me pare e pavarur per furnizimin e vendit me energji. Ndaj ky lloj lajmi i stisur nuk na ben pershtypje.

    Pas iftarit te Rames multifetar ky ishte lajm per syfyr, i cili hahet ne te gdhire.

  3. Jemi vend i bekuar nga zoti me diell gjate gjithe vitit, duhet ta shfrytezojme per ekonomi me te forte…vizionar rama

  4. po shihja pak dje ate projektin ne va te dejes, ka mundesi te behen dhe 5-6 te tjera ne gjithe shqiperine, sbesoj te kete njeri kunder per kete gje

  5. Bravo rama, vizionar po dhe realist… rrot me rrot me detschland si ne kohen e doktorrit sdp jemi, po ne rajon ama sna mungon gje per te qene te aparet

  6. Duhet qe njehere ne histori te jemi nje hap perpara. Po e shohim sec po heq Europa nga varesia qe ka nga gazi rus, neve jemi ne pozicion favorizues. Shyqyr qe me ne fund doli nje Kryeminister qe po I nxit keto investime

  7. Skavica eshte nje project gjigand, do e shikoni sec efekt do kete ne ekonomine tone, akoma me mire nese behen dhe prpojekte te tjera te te njejtit lloj

  8. Jeni nje njeri i punes dhe me synime te qarta per te zhvilluar ekonomine e ketij vendi fale projekteve te menduara si ky i eksportimit te energjise.

  9. Projekti i Berishes si fuqi energjitike ne rajon, por e shesin me 40 dhe e blejne me 140, se keshtu del zarfi i tenderit. Ky eshte realiteti, ndaj do presim e do shohim, pasi me 3D mund te shohesh endrra me sy hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *