• |
ide | kryesore

U kërcënuan me bomba, mbyllen godinat e bashkive në Malin e Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Malin e Zi janë raportuar një sërë kërcënimesh për bomba. Sipas mediave të huaja, disa nga komunat të cilat janë kërcënuar për bombardime Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivat. Për shkak të kërcënimeve është evakuuar godina e bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë. Kryetari i komunës së Nikshiqit i ka bërë thirje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,”- tha Kovaceviç.

Bombat u raportuan në Bar, Herceg Novi, Budva, Kotorr, Bijelo Polje, Danilovgrad, Mojkovac, Nikshiq, Bijelo Polje, Cetinje, Plavë, Gusinje, Petrovac, Kolashin. Është raportuar se bomba dyshohet se është vendosur në shkollën fillore Savo Iliq në Kotorr dhe në shkollat ​​fillore Blazho Jokov Orlandić, Anto Đedovic, Kekec dhe Srbija në Tivar, prandaj nxënësit janë kthyer në shtëpi mëngjesin e sotëm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *