• |
ide | kryesore

Video/ Inter shpenzon rikuperimin: Bolonja e përmbys 2-1, gafa e Radu mban Milanin në krye të Serie A

-Instant, F1, Sport, Video



Rikuperimi i javës së 20, ndeshja e famshme me Bolonjën është kthyer në një makth të vërtetë për Inter, që ka dalë i mundur 2-1, duke lejuar Milan të qendrojë në krye të Serie A me numër ndeshjesh tashmë të barabarta. Zikaltrit u përmbysën nga Bolonja, ndërsa spektakël u luaj në Bergamo në një 4-4 mes Atalantës e Torinos. Poker i pabesueshëm i Udineses në shtëpinë e Fiorentinës.

BOLONJA 2-1 INTER
Interi ngec në rikuperimin e javës së 20 të Serie A dhe humbet shansin e madh për të kaluar Milanin në krye të renditjes. Në Dall’Ara, të besuarit e Inzaghit humbën 2-1 kundër Bolonjës dhe, me katër ndeshje të mbetura në kampionat, mbeten -2 pas kuqezinjve në betejën e ngushtë për titullin kampion. Në Bolonja, zikaltrit e nisën fuqishëm dhe menjëherë e zhbllokuan ndeshjen me një perlë të Perisic (3′), pastaj të besuarit e Mihajlovic barazuan me një goditje me kokë të Arnautovic (28′) dhe në fund bënë goditjen fituese me Sansonen (82′) pas një gafe të bujshme të portierit Radu. E pabesueshme ajo që ndodhi në Dall’Ara. Interi i dha Milanit gjysmën e titullit dhe arriti të humbasë një ndeshje të dominuar për një kohë të gjatë dhe menjëherë të thjeshtuar nga një gol i mrekullueshëm i Perisic. Nuk arriti të dyfishonte ndërsa dominonte, e skuadra e Inzaghit pësoi fillimisht golin e barazimit të ish-sulmuesit të tyre Arnautovicit dhe, më pas, në minutën e 82, pas një kundërsulmi, i dha Sansones golin e fitores me një gabim të pabesueshëm të Radu, i cili zëvendësoi Handanovicin, i bllokuar nga dhimbjet e shpinës.

ATALANTA 4-4 TORINO
Tetë gola, katër penallti dhe nga një pikë për Atalantën dhe Torinos pas 4-4 në Gewiss Stadium. Pika nuk është shumë e dobishme për Atalantën, por ata arritën të rikuperojnë një disavantazh të dyfishtë nga 2-4. SApo nisi loja Praet i shërbeu Sanabria për golin e avantazhit, Muriel barazoi me penallti, më pas De Roon gjeti goditjen për të përmbysur rezultatin në 2-1. Lukic nuk vonoi të bënte 2-2 nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë, ndërsa penalltia e dytë e Lukic dhe autogoli i bujshëm i Freuler duket se dënuan Atalantën, që megjithatë nuk u dorëzua dhe u rikthye me Pasalic (i shërbyer nga Muriel) dhe përsëri me penalltinë e kolumbianit, e akorduar për një top të prekur me dorë nga Zima.

FIORENTINA 4-0 UDINESE
Fiorentina rrëzohet 0-4 me Udinese në rikuperimin e jëvës së 20-të të Serie A dhe nuk arrin të kalojë Romën në vendin e pestë të renditjes. Violat humbën shumë raste në ndeshjen e luajtur në Franchi dhe e mbyllën pjesën e parë në disavantazh falë golave të Marí (12′) dhe Deulofeu (36′). Në pjesën e dytë Fiorentina sulmoi me kokën ulur për të ndryshuar rezultatin, por nuk arritën të depërtojnë në murin e ngritur nga friulianët dhe u ndëshkuan gjithashtu nga Walace dhe Udogie në kohën shtesë (91 ‘dhe 95’).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *