• |
ide | kryesore

VIDEO/ Macron e qëllojnë me domate në një treg të Parisit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti francez Emmanuel Macron u qëllua këtë të mërkurë me një tufe domatesh nga person i pakënaqur në daljen e tij të parë publike pas fitores së rizgjedhjes së fundjavës.

Macron i ka kaluar këto ditë i izoluar në një rezidencë jashtë qytetit dhe më pas në Pallatin Elysee duke menduar formimin e një qeverie të re pas fitores ndaj udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën.

Macron po takonte banorët kur një tufë domatesh i kaluan afër fytyrës. Reaguan menjehërë forcat e sigurisë që hapën një çadër për të mbrojtur kreun e Elizesë.

Macron dukej i qetë, por i prirur për të ecur përpara sa më shpejt që të ishte e mundur. “Jo! Jo! Jo përleshje” – u dëgjua ai duke thënë. Në qershor 2021, ai u godit me shuplakë në fytyrë nga një burrë teksa përshëndeste vendasit në një udhëtim tjetër. ©LAPSI.al



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *