• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur, së shpejti me një album muzikor

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja e njohur, Kate Hudson ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Instagram, Kate publikoi një foto të saj duke këndurar dhe zbuloi se po regjistron albumin e saj të parë.

“Më në fund e kuptova se ishte koha për të kënduar”, shkroi aktoria në mbishkrimin e postimit, duke iu referuar muzikës si “ikigai” i saj, i njohur ndryshe si një koncept japonez. që përkthehet në  pasioni i dikujt ose “arsye për të qenë gjallë”.

Shumë nga miqtë e famshëm të Hudson komentuan në postim duke  ofruar mbështetjen e tyre për sipërmarrjen e saj të re artistike. “Pooo” shkruajti Hilary Swank, “ti po bë ëndrrën time realitet!!!!!” , ndërsa muzikantaj Rita Wilson komentoi : “Më në fund!!!!”

Edhe pse kjo mund të jetë hera e parë që Kate regjistron një projekt solo, nuk është hera e parë që këndon.Ajo ka performuar  këngën  “You’re So Vain” me Matthew McConaughey në “How to Lose a Guy in 10 Days” të vitit 2003 deri te interpretimi i “Cinema Italiano” si rol kryeso në filmin muzikor të vitit 2009. Aktorja  vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai William Louis Hudson Jr. performoi si vokalist së bashku me vëllezërit e motrat e tij në The Hudson Brothers nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 1980. /Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *