• |
ide | kryesore

Andrew Garfield heq dorë nga aktrimi

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur Andrew Garfield ka zbuluar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga aktrimi.

Në një intervistë për ‘Variety’, Andrew tregoi se dëshiron të ketë një jetë të zakonshme pas një viti të mbushur me aksion.

“Unë do të pushoj për pak. Më duhet të mendoj dhe të rishqyrtoj atë që dua të bëj më pas dhe kush dua të jem dhe thjesht të jem një person i thjeshtë”, u shpreh aktori i cili e krahasoi sezonin e çmimeve me një “makinë larëse”, duke sugjeruar se kishte nevojë për pushim dhe rikuperim pas saj.

Garfield vitin e kaluar u shfaq në filmin “Spider-Man: No Way Home” dhe mori një nominim për Oscar 2022 për “Tick, Tick… ​​Boom!” Ai gjithashtu luan në serialin FX “Under the Baner of Heaven”, i cili do të shfaqet premierë më 28 prill në Hulu./Lapsi.al

Andrew Garfield: Do doja të merrja pjesë sërish në “Spider Man” – Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *